untitled-1

 

Arrat janë të pasura me folate, vitaminë E, dhe shumë yndyrna të mira.

Edhe pse janë të larta në kalori, ato nuk kontribuojnë në shtimin e peshës.

Hulumtuesit në Universitetin kërkimor të Yale, përcaktuan se konsumimi i arrave mund të ndihmojë njerëzit të cilët rrezikojnë të preken nga diabeti apo kolesteroli.

Hulumtuesit morën në studim 112 persona të moshave 25 deri 75 vjeç ku 70% e tyre ishin femra, dhe i ndanë në dy grupe.

Njerëzit në të dy grupet konsumuan arra çdo ditë duke ndjekur dieta të ndryshme ushqimore.

Të dy grupet konsumuan arra për gjashtë muaj, dhe vazhduan dietën e tyre të zakonshme, pa arra për gjashtë muaj të tjerë.

Ata vizituan qendrat klinike çdo tre muaj, u peshuan si dhe matën nivelet e presionit të gjakut, kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Studiuesit zbuluan se niveli i kolesterolit LDL (të keq) ra ndjeshëm kur pjesëmarrësit në studim hanin një grusht  arra çdo ditë.

Për më tepër, pesha e tyre mbeti e qëndrueshme në të dy muajt.

Konsumimi i arrave nuk kishte efekt mbi nivelet e sheqerit në gjak ose në nivelin e presionit të gjakut.

Studimi është publikuar në internet në 23 nëntor 2015 nga “Open Diabetes Research and Care”.

 

 

 

 

 

 

Leave a comment