Garancia

Rezultate imazhesh për warrantyDuke ju përgëzuar për produktin që keni blerë ne kemi marrë edhe garancitë e duhura nga prodhuesit për këtë produkt. Garancia e produktit ju eshte dhene se bashku me kohezgjatjen e tij sipas artikullit qe keni blere.

Departamenti i Kujdesit të Klientit ka mbajtur shenim edhe numrat serial të këtij produkti unik që keni marrë.

  • Garancia perfitohet vetem nese produkti kthehet i shoqeruar me çertifikaten e garancise.
  • Certifikata e garancise se Shopping TV eshte e vlefshme vetem per produktet e shitura nga kjo kompani.
  • Gjate periudhes se garancise Shopping Tv merr persiper riparimin e defekteve me pjese kembimi pa pagese.
  • Ne momentin e riparimit te nje defekti data e fillimit te garancise mbetet po ajo e blerjes se produktit.
  • NE GARANCI NUK PERFSHIHEN PROBLEMET QE VIJNE NGA:
  • Luhatjet e tensionit
  • Defektet ose anormali si pasoje e mos-mirembajtjes se pajisjes ne kushte normale. Produkti është keqpërdorur pra është lënë më orë të tejzgjatura në punë. Ky proces verifikohet nga tekniket e laboratorit të testeve.
  • Keqperdorimi ose shfrytezimi i pajisjes per pune industriale, hotelerie apo lavanterie.
  • Kur ka goditje, përplasje me apo pa dashje
  • Nese pajisa eshte hapur apo riparuar nga persona te paautorizuar nga Shopping TV
  • Nderrimi i komponenteve te thyer apo te demtuar fizikisht
  • Kur në të hyn ujë apo lagështirë si pasojë e kushteve jo normale në të cilat është mbajtur.
  • Aparate te cileve problemi i vjen si rrjedhoje i defektit me baterine nuk perfshihet ne garanci.

 

Per celularet garancia eshte lidhur me qarkun: Jashte garancise jane programet, bateria, ekrani, mikrofoni, bokset apo cdo element tjeter qe nuk lidhet me qarkun.

Per Televizoret garancia ka te beje me qarkun

Per pajisjet elektroshtepiake garancia ka te beje vetem me elektromotorrin por jo per aksesoret.

 

Produkti merret

  • Produkti ne rast defekti duhet te sillet tek pika e Servisit te Shopping TV (50 metra majtas Kristal Center, Tirane) dhe do merrni nje pergjigje brenda 72 oreve.
  • Nese ka ndonje pjese qe duhet porositur jashte vendit rregullimi mund te shkoje deri ne 2 jave. Nese produkti nuk rregullohet brenda dy javesh Shopping Tv merr persiper tju pajise me nje produkt te ri.
  • Shopping Tv nuk ka per detyrim te pajise klientin me nje pajisje zevendesuese gjate kohes se servisit.

Shopping Tv ka si qellim te ndihmoje dhe te jete korrekt me cdo klient.

Per cdo problem mos hezitoni te na kontaktoni.

Departamenti Teknik