Hand using emoticon keyboard
31 Dhj

Argumenti për vlerën e inteligjencës emocionale varet nga lidhshmëria midis ndjenjave, karakterit dhe instinktit moral. Ekzistojnë një mori argumentesh dhe komponentë, që dëshmojnë se pikërisht qëndrimet themelore etike varen prej shkathtësive emocionale. Ata të cilët janë të varur nga impulsi, atyre të cilëve iu mungon vetëkontrolli, vuajnë nga mungesa e moralit: shkathtësia për ta kontrolluar impulsin paraqet bazën e vullnetit dhe karakterit. Ngjashëm me këtë, rrënjët e altruizmit janë në empati (në shkathtësinë për t’i “lexuar” ndjenjat e tjetrit); po qe se nuk ekziston ndjenja për vuajtjet dhe dëshirat e tjetrit, atëherë nuk ekziston as brengosja. Edhe pse ekzistojnë dy drejtime morale, pas të cilave koha jonë aq shumë lakmon ato janë, më se të vërteta, vetëkontrolli dhe ngushëllimi

Është vërejtur mënyra në të cilën faktet neurologjike e shprehin talentin themelor për jetesën të quajtur inteligjencë emocionale: për shembull, si të mposhtet impulsi emocional; të dallohen ndjenjat e thella tek tjetri; në ç’mënyrë të harmonizohen marrëdhëniet reciproke personale etj. Një model i këtillë i zgjeruar i të kuptuarit “të jesh inteligjent” i vënë emocionet në qendër të mjeshtërisë së të jetuarit. Disa dallime kryesore, të cilat i mundëson vetëkontrolli i emocioneve, në ç’mënyrë këto shkathtësi i ruajnë miqësitë tona të vlershme apo edhe se si mungesa e tyre mund t’i rrënojë; në ç’mënyrë fuqia e tregut e cila rishtazi e formon jetën tonë punuese pa presedan, si sukses pune e vënë inteligjencën emocionale; se si emocionet toksike e vënë në pyetje shëndetin tonë, e njëjtë sikurse pirja konstante e duhanit, derisa emocionet e balancuara mund ta ruajnë mirëqenien dhe shëndetin tonë. Trashëgimia gjenetike e çdo njërit prej neve i ka dhuruar disa pika kryesore emocionale, të cilat përcaktojnë temperamentin tonë. Por procesi psikik për të cilën po flitet është shumë i ndryshëm; temperamenti nuk është fat. Gjithashtu, emocionet të cilat fëmijët i mësojmë në shtëpi dhe në shkollë i formulojmë si procese emocionale, duke na bërë të përvojshëm apo të papërvojshëm mbi bazat e inteligjencës emocionale. Kjo do të thotë se fëmijëria dhe adoleshenca janë pika kritike, ku krijohen shprehitë emocionale, të cilat do të na udhëheqin në jetë.

Llojet e rreziqeve, të cilat i presin ata të cilët në rrugën e pjekurisë nuk mund ta mposhtin mbretërinë e emocioneve se si mungesa e inteligjencës emocionale e zgjeron fushën e rrezikut, prej depresionit dhe dhunës deri tek çrregullimet në të ushqyer dhe përdorimit të drogës. Por edhe vërteton se në ç’mënyrë shkolla e porsaformuar i mëson fëmijët për shkathtësitë emocionale dhe shoqërore të nevojshme për t’u çuar jeta në rrugë të drejtë. Në etikën e Nikomahut me hulumtimin filozofik aristotelian të virtytit, karakterit, jetës së mirë, shtytja gjendet në harmonizimin e jetës emocionale me atë intelektuale. Epshet tona, nëse shfaqen drejt, posedojnë urtësinë; udhëheqin me mendimet, vlerësimet dhe ekzistencën tonë. Por ato lehtë mund të shtrembërohen dhe kjo shpesh ndodh. Sipas Aristotelit problemi nuk qëndron në emocione, por në rregullsinë e emocioneve dhe në shfaqjen e tyre.

Përderisa si hap kah vetëdija dëgjojmë ndjenjat tona dhe mësojmë nga ato, vetëkontrolli është kontrolli dhe udhëheqja me këto ndjenja kështu që nga këto të ketë më shumë të mira sesa dëm. Përmbajtja emocioneve krijon anën racionale dhe kohën e qetësimit të ndjenjave kur është nevoja. Gjithashtu ajo ndihmon në veprimin me qëllim, e jo në mënyrë impulsive./telegrafi.com

Leave a comment