Djemte e pashem – Delphine de Vigan (Koleksioni Lotus)

500 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-73

Nr. faqesh: 183
Perktheu: Edis Dibra
Viti i botimit: 2013

Pershkrimi

Ema është një vajzë e madhe, me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërruese, që vishet çuditshëm dhe që ka lexuar tepër libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet.

“Djemtë e pashëm” qëndron midis një romani dhe një përmbledhjeje tregimesh: vepra përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës. I pari, Mark Stivensoni, është një avokat i njohur, i përpiktë, i përkryer deri në bezdi. Pasioni që ai i shkakton asaj, është përpirës, fiksues dhe e çon Emën në kufijtë e çmendurisë. I dyti quhet Etan Kastor, një shkrimtar, i martuar, i errët dhe tërheqës, i cili jeton në heshtje dhe kërkon një rrugëdalje.

Takimi i tyre, shqetësues, i hareshëm dhe erotik, zgjat pak, por do të ketë jehonë të gjatë. Mashkulli i fundit, Milan Mikaev është një prezantues televiziv, egocentrik, i paparashikueshëm, çarmatosës me narcizmin dhe papërgjegjësinë e tij. Për herë të parë Ema e lë veten të humbasë në trillin e tjetrit dhe bashkimi i tyre shkon drejt një aventure mediatike përçudnuese.

Sa herë duhet përsëritur përralla për të arritur zhbërjen e saj? A jemi vërtet të dënuar të përjetojmë pambarimisht të njëjtin iluzion, të njëjtin zhgënjim? A nuk është ndoshta takimi i tjetrit vetëm një trillim? Ndoshta, Ema, me naivitetin dhe ëndrrat e saj, përfaqëson të gjitha gratë, të dashuruara, të braktisura, të zhgënjyera dhe sërish shpresëplota.

Reviews (0)

Be the first to review “Djemte e pashem – Delphine de Vigan (Koleksioni Lotus)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Info

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.44 4.44 rating from 9 reviews

More Products

Shop By Departments

Shopping Cart

No products in the cart.