Konfuci nga zemra – Mencuria e lashtesise per boten e sotme – Yu Dan

700 

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-271

Categories: ,

Një bestseller absolut në Kinë dhe në Perëndim; me mbi 10 milionë kopje të shitura brenda pak kohësh: Shkruar thjesht, me synimin për ta bërë të lehtë për lexuesin e gjerë, “Konfuci nga zemra” e paraqet Konfucin bashkëkohor. Ai mund të na mësojë si të arrijmë lumturi shpirtërore, si të rregullojmë rutinën ditore dhe si të gjejmë vendin tonë në këtë jetë moderne.

Në vjeshtën e vitit 2006, Yu Dan, profesoreshë për studimet mediatike në Beijing Normal University, dha një seri leksionesh të titulluara, “Njohuritë e Yu Dan mbi Analektet”, të cilat, u transmetuan për shtatë ditë në Televizionin Qendror Kinez. Interpretimi i saj personal mbi mendësinë e Konfucit u prit me entuziazëm.

Në ditën që një version i redaktuar i leksioneve u botua si libër, u shitën 10,000 kopje dhe deri në shtatorin e vitit tjetër, u shitën 4.2 milion kopje legale, si dhe 6 milion kopje të përllogaritura si pirate, duke mbetur edhe sot, në krye të listave të librave më të shitur në Kinë.

Yu Dan argumenton se mësimet e tij, ose Analektet, nuk janë thjesht citime interesante nga dija e lashtë që nuk kanë vlerë në botën tonë të vrullshme dhe plot stres, por, janë të vërteta të thjeshta të cilat i drejtohen secilit prej nesh dhe na ndihmojnë të jetojmë më mirë, më të lumtur dhe më të qetë.

Be the first to review “Konfuci nga zemra – Mencuria e lashtesise per boten e sotme – Yu Dan”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.33 4.33 rating from 3 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Konfuci nga zemra - Mencuria e lashtesise per boten e sotme - Yu Dan