Ora e ligë – Tom Kuka

800 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-405

Categories: , ,

Në një kohë të pakohë, kur ligjin e bënte gjashtarja, kur hakmarrja ishte nder dhe dashuria turp, mjafton që ky rend të përmbyset dhe të ndodhë gjëma. Sali Kamati, bir i një dere të madhe, i detyruar nga doket e vendit, niset të marrë gjakun e të vëllait të vrarë nga Çelo Mezani. Një duel i egër burrash sypatrembur pasohet nga një këngë e rreme.

“Kënga thotë rërë”, rrëfen Sali Kamati, që kërkon t’i vihet burrëria në vend, por tashmë ajo ka marrë dhenë dhe ka shkuar gjer në oxhakun e tij, ku Dirja, gruaja, e pret veshur në të zeza, sepse e di që radhën e ka i shoqi. I bindur që tashmë është me një këmbë në varr, Sali Kamati niset të ujdisë punët dhe kamjen e vet që, kur t’i vijë ora e vdekjes, t’i lërë të tërë të rregulluar. Fati ose ora e mbrothtë i ka caktuar tjetër rrjedhë jete, kur në shtëpinë e tij vjen si mysafire Tusha, mbesa e së shoqes, që e mbush vatrën me frymë të re.

Urrejtja, turpi dhe thashethemnaja do të përfshijë një katund të tërë, që përgjon dalldinë e burrit. Ora e ligë do t’i mallkojë dhe të gjithë do t’i zërë leskra. Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtësia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figura mitologjike, Tom Kuka e shtyn rrjedhën e rrëfimit në një epokë më të largët se te “Gurët e vetmisë”, në gjenezë të motit.

—————–
Pjesë nga libri:
“Kur vasha kaloi në mesore, Sali Kamatit i erdhi një aromë lulesh mali, që e dalldisi edhe ashtu të kredhur në gjumë të thellë siç ish. Në ëndërr iu bë sikur bridhte për të fundit herë në lëndinat e Malit të Ajlasë. Por ai kundërmim e tërboi keq, ia ngau burrërinë deri në atë pikë sa, fare përgjumësh, kalëroi nëpër ato livadhe, teksa e pinte afshin e tij pikë-pikë si një burrë në moshë që ish; shijonte, pa kurrfarë nguti.

Pas çdo gllënjke lëshonte psherëtimën e atij që kënaqet, por nuk nginjet. Djersët i shkonin çurg dhe dëshira për të pirë sa vinte e i shtohej. Rend te krua më krua, ku ndalej të pinte, hoje më hoje, ku ëmbëltohej, teksa mushkëritë i mbusheshin dengazi me aromën që pati lënë pas ajo zanë.”

Be the first to review “Ora e ligë – Tom Kuka”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.50 4.50 rating from 4 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore