As të parët, as të fundit – Esther Perel

1,000 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-12

Nr. faqesh: 346
Përktheu: Artan Miraka
Viti botimit: 2019

Pershkrimi

“Një lexim i detyruar për të gjithë ata të cilët kanë tradhtuar, janë tradhtuar apo thjesht kanë nevojë për një strukturë të re mendore dhe emocionale me të cilën të kuptojnë lidhjet.”

Mjafton ky mëkat i vogël që ti japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë. Aferat na mësojnë shumë për marrëdhëniet: çfarë presim, çfarë mendojmë se duam dhe çfarë na duket e drejtë. Ato janë një dritare unike nga mund të shihen qëndrimet tona personale dhe kulturore mbi dashurinë, epshin dhe besnikërinë.

Dua të nxis një bashkëbisedim mes jush dhe të dashurve tuaj për çështje të tilla si besnikëria dhe mirëbesimi, dëshira dhe përmallimi, xhelozia dhe posesiviteti, sinqeriteti dhe falja. Ju nxis të pyesni veten, të flisni për ato që nuk thuhen dhe të mos keni frikë të përballeni me korrektësinë seksuale dhe emocionale.

Na pëlqen apo jo, flirtimi është diçka që ndodh ngaherë. Dhe, pavarësisht se sa bojë është derdhur për të na këshilluar se si ta mbrojmë nga tradhtia marrëdhënien tonë, kjo nuk i ka mbajtur në fre as burrat dhe as gratë. Mosbesnikëria ndodh në martesat e mira, në martesat e këqija, e madje edhe atje ku dënohet me vdekje. Ajo ndodh edhe në marrëdhëniet e hapura,ku seksi jashtëmartesor është negociuar me kujdes që më parë. Dhe liria për tu ndarë apo divorcuar nuk i ka nxjerrë ende nga moda gënjeshtrat.

Pasi i kam hyrë thellë e më thellë kësaj teme, kam dalë në përfundimin që nuk ka asnjë të vërtetë të thjeshtë dhe asnjë tipologji gjithëpërfshirëse, që ta përshkruajë këtë sprovë të pasionit dhe të tradhtisë. E vetmja gjë, që mundta them me siguri, është se asgjë nga ato që do tju tregoj nukështë e stisur. – Esther Perel, marrë nga Parathënia e librit As të parët, as të fundit.

Fragmente nga libri:

“Presim që një person të na japë atë që dikur e jepte një fshat i tërë dhe jetojmë dyfish më gjatë.”

“Tradhtia bashkëshortore ka ekzistuar që kur është shpikur martesa dhe po ashtu edhe tabuja kundra saj. Ajo është përfshirë në legjislacion, është debatuar, politizuar dhe demonizuar gjatë gjithë historisë. Dhe, pavarësisht nga dënimi publik, mosbesnikëria ka një lloj këmbënguljeje, që martesa veçse zili mund ta ketë. Është kaq domethënëse, sa është i vetmi mëkat të cilit i përkojnë dy urdhëresa në Bibël, njëra kur e bën dhe tjetra vetëm kur mendon ta bësh.”

KRITIKA:

Esther Perel nuk kërkon t’ju bindë me fraza prekëse dhe ngushëlluese. Ajo përpiqet t’ju sjellë me këmbë në tokë dhe t’ju ndërgjegjësojë, duke ngulmuar në rëndësinë e bashkëpunimit, të veprimeve e të fjalëve, si çelësa të një martese të lumtur.”
– New York Times

“Esther Perel trajton me vërtetësi çmeritëse dhimbjen dhe rrëmujën që lind në lidhjet e krisura… Nëse martesa juaj gjendet në ujëra të turbullta, ky libër mund t’ju ndihmojë.”
– The Guardian

“As të parët, as të fundit analizon mungesën e besnikërisë nga të gjitha pikëpamjet – personi që tradhtoi, personi i tradhtuar dhe pala e tretë – në përpjekje për të kuptuar se si mund t’i bëjmë më të qëndrueshme lidhjet moderne.”
– The Washington Post

“Pamundësia e sigurisë romantike absolute është morali përcëllues në qendër të librit të Perel-it. Kujdes, thotë ajo, martesa “100% e sigurt” nuk ekziston.”
– The New Yorker

Reviews (0)

Be the first to review “As të parët, as të fundit – Esther Perel”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Info

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.44 4.44 rating from 9 reviews

More Products

Shop By Departments

Shopping Cart

No products in the cart.