No products in the cart.
Asgje si kundervihet nates – Delphine de Vigan
1,000 L
Kodi: LB-72
Nr. faqesh: 376
Perktheu: Krenar Hadëri
Viti i botimit: 2016
Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija, Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe e gjen të ëmën shtrirë në shtrat, pa fill jete. Pyetjes pse e bëri? nuk mund ti gjesh përgjigje dhe Delphine de Vigan, prej kohësh shkrimtare e njohur, i bën ballë tundimit për ti kushtuar një libër.
Por, një dritë e fshehtë që vjen nga e zeza e cyt dhe e shtyn të marrë penën në dorë, sidoqoftë e sigurt që me anë të të shkruarit asgjë smund të zbulosh. E shumta, të jep mundësinë të ngresh pyetje e të rrëmosh në kujtesë. Lysila ishte një grua e bukur, që e admironin dhe e donin të gjithë, por që mbarte brenda vetes një plagë të thellë.
Dhembja e Lysilës, nënës sonë, na ka shoqëruar të dyja, mua dhe time motër, përgjatë fëmijërisë, e më pas, në gjithë jetën tonë… Familja ime personifikon njëherësh, anën më të gjallë dhe të mahnitshme të haresë dhe jehonën e pareshtur të të vdekurve, trokitjen e fatkeqësisë. Sot jam e vetëdijshme që ajo pasqyron, ashtu si në shumë familje të tjera, fuqinë shkatërruese të Fjalës dhe të heshtjes.
Ky libër ndoshta nuk është gjë tjetër veçse historia e një kërkimi, i cili mbart në vetvete gjenezën e tij, përçartjet e rrëfimit, përpjekjet e pambarimta. Një lloj hovi, ndonëse ngurrues dhe i mangët, nga unë te nëna ime. Në këtë kërkim të jashtëzakonshëm në thellësitë e kujtesës së familjes, aty ku kujtimet më të shndritshme jetojnë krah për krah me sekretet më të tmerrshme, shpalosen me forcë të gjitha jetët tona, mëkatet dhe plagët e tyre.
Asgjë si kundërvihet natës ka fituar katër çmime të rëndësishme (Prix du roman Fnac 2011; Prix Renaudot des lycéens 2011; Prix roman France Télévisions 2011; Grand prix des lectrices de Elle 2012) dhe ka shitur mbi gjysmë milion kopje vetëm në Francë. Ai është përkthyer në tridhjetë vende të botës.
Vendor Information
- Vendor: Serxhio
- 4.50 rating from 10 reviews
Reviews
There are no reviews yet.