Asgjë të re nga fronti i perëndimit – Erih Maria Remark

700 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-351

Categories: ,

Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën. Një burrec i rreptë i veshur në gri, me një fytyrë prej miu, kërkon të jetë udhëzues i të rinjve në botën e punës, të kulturës dhe të progresit.

Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën. Një burrec i rreptë i veshur në gri, me një fytyrë prej miu, kërkon të jetë udhëzues i të rinjve në botën e punës, të kulturës dhe të progresit.

Në orët e gjimnastikës, ai i shigjeton djemtë me vështrim të rreptë dhe u mban fjalime për atdheun në rrezik apo për madhështinë për t’i shërbyer shtetit, duke i udhëzuar e frymëzuar që të shkojnë vullnetarë.

Por kur janë në front, nxënësit e Kantorekut, nga Albert Kropi më inteligjenti i shkollës e deri te Paul Bojmeri, poeti që kërkon të shkruajë drama, e kuptojnë shpejt që nuk janë aspak “rinia e hekurt”, e thirrur për të mbrojtur Gjermaninë në rrezik.

Zbulimi se terrori i vdekjes është më i fortë sesa madhështia për t’i shërbyer atdheut i befason qysh atë ditë kur, gjatë një sulmi, Jozef Bem, një shok shkolle i shëndoshë dhe i qetë, vritet egërsisht në llogore. Në pak muaj nxënësit e Kantorekut e ndiejnë veten të plakur, të dërrmuar, të privuar jo vetëm nga rinia por nga çdo e shkuar, ëndërr, shpresë.

I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore. Siç shkruan autori, kjo është një mënyrë e përsosur “për të rrëfyer një gjeneratë, që edhe nëse u shpëton granatave, shkatërrohet nga lufta”.

Be the first to review “Asgjë të re nga fronti i perëndimit – Erih Maria Remark”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.43 4.43 rating from 7 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Asgjë të re nga fronti i perëndimit - Erih Maria Remark