Ate nate e pashe – Drago Jancar

700 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-378

Atë natë e pashë është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar në një mënyrë befasuese dhe i rrjedhshëm, “me bukuri garmatuese”, sic e kanë konsideruar, që trajton një temë që nuk është e lehtë, flet për një histori dashurie në kohë lufte, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në Slloveni.

Në qendër është Veronika Zarniku, borgjeze nga Ljubljana, personazh interesant, hera herës i çuditshëm, që dashuron e dashurohet, që buzëqesh në mënyrë enigmatike dhe që jeton sikur pas dyerve të banesës së saj -kështjellë të mos vriteshin njerëz e të mos ndesheshin ushtri, sepse ajo “do thjesht te jetojë, të gëzojë” jetën. Por në një skenë tragjike, në vorbullën e një periudhe të trazuar në histori, të pushtimit fashist dhe nazist të territorit slloven, “thjesht” të jetosh është një iluzion. Gruaja zhduket në stuhinë e luftës civile, e akuzuar për kolaboracionizëm dhe e eliminuar nga partizanët. Libri i D. Jancar është një nga veprat më të rafinuara të letërsisë moderne europiane, me një vështrim të vëmendshëm për historinë dhe aurën e misterit që karakterizon hijëshinë femërore. Një roman i vërtetë, si pak të tjerë.

Be the first to review “Ate nate e pashe – Drago Jancar”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.43 4.43 rating from 7 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Ate nate e pashe - Drago Jancar