Damka e turpit – Nathaniel Hawthorne

800 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-410

“Damka e turpit”, libri që udhëhoqi revolucionin e romantizmit të errët vjen sot, kaq shekuj më pas, si një histori e vërtetë pasioni për moralin dhe shoqërinë.

Ngjarjet e Salemit të dikurshëm, ku forca e mentalitetit të pazhvilluar të shoqërisë ndryshuan tërësisht jetën e një gruaje, vijon të japë leksione edhe në shekullin XXI. Ka diçka të magjishme në sekretin e Ester Prinit, që ndoshta vjen nga dashuria e parealizuar brenda saj, e cila vijon të shpresojë deri në momentin e fundit.

E shkruar plot stil nga Nathaniel Hawthorne, “Damka e turpit” është një libër që të bën ta duash që në rreshtat e para. Edhe pse nuk është një histori e zakonshme dashurie, ai është një rrëfim për rolin e femrës në shoqëri dhe njohjen e të drejtave të kësaj gjinie.

Mëkati i Ester Prinit është dhunimi historik i këtyre të drejtave, që kanë buruar nga konservatorizmi.

“Stili i Hawthorn – it është dëlirësia e vërtetë… Ai mund të konsiderohet si një nga gjenitë e padiskutueshëm të lindur nga kombi ynë.”
–Edgar Allan Poe

“Më e bukura e Hawthorn – it është rëndësia që i jepte psikologjisë së thellë dhe studimit të saj.”
–Henry James

Be the first to review “Damka e turpit – Nathaniel Hawthorne”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.43 4.43 rating from 7 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Damka e turpit - Nathaniel Hawthorne