Dhe nuk mbeti me askush – Agatha Christie

800 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-360

Categories: ,

LIBRI THRILLER MË I SHITUR NË BOTË, MË SHUMË SE 100 MILIONË KOPJE! “Kur lexon se çfarë ndodh pas kësaj, nuk do ta besosh, por do të vazhdosh të lexosh dhe dora-dorës që një ngjarje e pabesueshme ndiqet nga një tjetër edhe më e pabesueshme, do të lexosh i magjepsur. Gjithçka është krejtësisht e pamundshme dhe tejet interesante. Është romani mister më tronditës që Agatha Christie ka shkruar dhe, nëse ndonjë shkrimtar tjetër e ka tejkaluar ndonjëherë këtë, emri i tij i shpëton kujtesës sonë, sepse ne i referohemi, natyrisht, mistereve që kanë shpjegime logjike, siç është ky.” -The New York Times Book Review Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën. Dhe tashmë janë të gjithë aty, në atë ishull në mes të detit. Por kur mbërrijnë, nuk e gjejnë të zotin e shtëpisë t’i presë. Gjejnë vetëm një poezi të futur në kornizë dhe të varur mbi oxhakun e secilës dhomë. Gjatë darkës së parë të gjithë dëgjojnë nga dhoma ngjitur nëpërmjet gramafonit, një zë çnjerëzor e depërtues që buçet, duke i akuzuar të gjithë të ftuarit si vrasës. Për mysafirët e mbyllur si në një grackë, është fillimi i një ankthi pa fund. Dhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush.

Be the first to review “Dhe nuk mbeti me askush – Agatha Christie”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.43 4.43 rating from 7 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Dhe nuk mbeti me askush - Agatha Christie