Dhoma e endeses – Cristina Caboni

1,000 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-363

Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si “Endesja e ëndrrave”.

Rrobat e saj kishin gjithmonë vënde të fshehta, me kuletëza të përshtatshme për të ruajtur sekretet dhe ëndrrat e personit që i vishte. Kamila, që prej disa kohesh jeton dhe punon në një atelie në Belaxhio, befas është e detyruar të braktisë gjithçka, sepse Mariana, gruaja që e rriti si ta kishte bijë, ka nevojë për mbështetjen e saj. Në një baule të vjetër, Mariana ruan një fustan të qepur nga duart e Maribelës: aty Kamila gjen një qese të vogël, me një frazë urimi për një jetë të lumtur.

Është e vetmja gjurmë që Mariana ka për të gjetur motrën, të cilën nuk e njohu kurrë. Kamila nuk e di çfare lidhjeje mund të ketë mes Maribelës dhe motrës së Marianës. Por është e gatshme të bëjë gjithçka për ta gjetur. Dhe intuita nuk e gënjen: Parisi është vendi prej nga nis kërkimin; stofrat, pëlhurat dhe skicat janë udha që duhet ndjekur.

Një rrugë gjarpërore, po aq e nderlikuar sa çdo fill ngjarjesh nga e kaluara. Sepse misteret që presin të zbulohen janë në çdo cep. Sepse Maribela luftoi për të mbrojtur idetë e veta. Sepse, duke ndjekur gjurmët, Kamila rrëmon brenda vetes, ku rreh një zemër, që as gjilpëra më e mprehtë nuk mund ta gërvishte.

Dhoma e endëses është libri i duhur për të gjithë ata që duan të ëndërrojnë, por janë të bindur se edhe ëndrrat mund të bëhen realitet, për ata që duan të zbulojnë dhe të mesojnë për fusha të reja, për ata që janë entuziaste për modën, por mbi të gjitha për ata që duan histori emocionuese dhe të shkruara me art.

Be the first to review “Dhoma e endeses – Cristina Caboni”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.00 4.00 rating from 2 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Dhoma e endeses - Cristina Caboni