Dje, sot, nesër – Sophia Loren

1,000 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-306

Categories: ,

Sophia Loren, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Në këtë autobiografi shndërritëse, të gjallë, ajo çtjerr jetën e saj që nga fëmijëria e një vajze të dobët e zeshkane, e më pas, në rininë e bukur por të pasigurt, e deri në rrugëtimin që do ta çonte këtë rioshe napoletane drejt lavdisë ndërkombëtare. Kjo historia e Loren-it i ngjan më shumë një përralle, bashkë me ballot, sprovat e rëndësishme dhe princat e kaltër. E megjithatë, pas divës së kinemasë, buzëqesh një grua e ndrojtur, por e vendosur, që ka vuajtur shumë, ka punuar edhe më shumë, ka dashur me pasion të vërtetë e me doza të lehta ironie. Ajo na shoqëron në qytezën e saj të shkatërruar nga lufta, në Romën e filmave të parë amerikanë, në Italinë e viteve të arta. Ajo na njeh me Marcello Mastroianni-n dhe Cary Grant-in, Charlie Chaplin-in dhe Audrey Hepburnin, e shumë të tjerë. Ajo buzëqesh bashkë me ne mbi tapetet e kuqe në Hollywood, Cannes dhe Berlin. Gjithmonë ajo na çon edhe pas perdeve, ku rreh zemra e saj prej bashkëshorteje, nëne, gjysheje, përreth një familjeje të cilën e ka konsideruar gjithmonë, si filmi i saj më i mirë. I shkruar me zemër, ky libër është një udhëtim entuziasmues në historinë e kinemasë, një roman plot me jetë, një ëndërr që një ditë u bë realitet.

Be the first to review “Dje, sot, nesër – Sophia Loren”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.08 4.08 rating from 12 reviews

Menuja kryesore

Dje, sot, nesër - Sophia Loren

1,000 L

Add to Cart