No products in the cart.
Dritat ne shtepite e te tjereve – Chiara Gamberale
1,000 L
Kodi: LB-21
Nr. faqesh: 404
Perktheu: Beti Njuma
Viti i botimit: 2016
Maria, administratorja e një pallati të vogël e të zakonshëm humb jetën në një aksident. Ajo lë pas një vajzë të vogël, Mandorlën, dhe një letër, në të cilën rrëfen se i ati i vajzës jeton në ndërtesën që ajo administron.
Të gjithë burrat e ndërtesës gjenden kështu nën akuzë, por askush nuk pranon të jetë babai i vajzës dhe as ti nënshtrohet testit të ADN-së. Për pasojë, familjet e ndërtesës vendosin ta rrisin vajzën së bashku, me radhë. Kështu, Mandorla do të rritet me shumë prindër dhe do të udhëtojë nga zhgënjimet e para të fëmijërisë deri te dashuritë e adoleshencës.
Falë saj, lexuesi do të hedhë një sy pas perdeve të këtyre shtëpive dhe do të zbulojë se familja përmban një alkimi të papërcaktueshme elementesh: ata që e kanë, rrezikojnë ta shkatërrojnë; ata që se kanë, e shohin si të vetmen rrugë drejt lumturisë.
Chiara Gamberale ka krijuar një roman ku arketipat tradicionalë përzihen me dramat bashkëkohore, ku e vërteta dhe e rremja shkëmbehen dhe i japin jetë një zëri origjinal dhe të paharrueshëm që na udhëheq drejt një fundi befasues.
Vendor Information
- Vendor: Serxhio
- 4.44 rating from 9 reviews
Reviews
There are no reviews yet.