E fiksuar pas dyqaneve – Sophie Kinsella

800 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-357

Rebeka është një nga shumë vajzat e sotme, që shpenzon pa kriter dhe nuk jeton dot nëse nuk blen diçka, pra, vuan nga sindromi i pazarit. Ajo thotë se, “Kremi hidratues është gjithmonë i domosdoshëm, njëlloj si buka dhe qumështi.”.. “Në sfond muzikë e lehtë, aromë e këndshme pudre dhe llaku të përzierë me aromë kafeje. Ja kështu e përfytyroj unë parajsën”, shkruan Kinsella në këtë libër.

Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet! Aq të shfrenuar sa i është shndërruar në një sëmundje, që e nxit të blejë veshje, sende zbukurimi, kozmetike, por edhe ëmbëlsira, veshje të brendshme dhe orendi shtëpiake…

Blerja për të “është si dielli i mëngjesit, si drita e ditës së re, si çastet më kulmore të seksit.” Kjo pasi në çdo dyqan apo supermarket, në çdo katalog shitjesh, gjendet gjithmonë për Bekin, rasti i shumëpritur, objekti i parezistueshëm pa të cilin nuk bën dot. Del nga shtëpia për të blerë një litër qumësht dhe kthehet me golfin e radhës, e bindur që ka vërtet nevojë; vitrinat e magjepsin, mbishkrimi ULJE ÇMIMESH e drithëron. Vetëm se paskëtaj duhet të përballet për tmerrin e saj me kartën e kreditit që ka mbaruar. E fiksuar pas dyqaneve është një roman rrezëllitës, shpotitës dhe i mprehtë, i ndërtuar me situata sa paradoksale aq edhe të njohura në jetën e secilit prej nesh.

Be the first to review “E fiksuar pas dyqaneve – Sophie Kinsella”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.43 4.43 rating from 7 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

E fiksuar pas dyqaneve - Sophie Kinsella