E kuqe rubini – Kerstin Gier

900 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-13

Nr. faqesh: 304
Perktheu: Afrim Koçi
Viti i botimit: 2017

Categories: , ,

Guendolina është një vajzë 16-vjeçare, që shoqet e konsiderojnë me shumë fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallone rrezëllitëse dhe nënkalime të fshehta.

Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhunti të veçantë: ajo është trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, të afërmit e saj fi llimisht nuk e besojnë. Të gjithë janë të bindur se këtë gjen e ka Sharlota, kushërira e saj. Gjatë shtegtimeve pas në kohë, Guenit do t’i duhet të zbulojë të fshehtat që mbështjellin dhunti në e udhëtimit në kohë, jo vetëm për veten e saj, por edhe për gjenmbartësit e tjerë.

Në udhëtimet e saj, pranë do të ketë gjithmonë Gideonin, djaloshin sygjelbër, të zgjuar e paksa kryeneç, me të cilin do të bjerë në dashuri. Së bashku, ata do të zbulojnë dalëngadalë shumë nga të fshehtat e Londrës së shekullit të 18-të. Çdo rrugëtim i tyre është i mbushur plot me aventura, fantazi dhe romancë.

“Aventurë, romancë dhe mister: ky roman i përmbush të gjitha pritshmëritë.”
– Booklist, starred review

FRAGMENT NGA LIBRI

– O Zot, – thirri Sintia, – ai po e prek! E kapi për dore!
Sharlota buzëqeshte. Ajo nuk para buzëqeshte (hiq atë buzagazin e reptë ala Mona Liza), por ama kur buzëqeshte, dukej e mrekullueshme. I dilnin në pah edhe dy gropëzat në faqe. Këtë duhet ta ketë vënë re edhe Gideoni, dhe me siguri që i dukej krej ndryshe nga ajo e zakonshmja.
– Po i përkëdhel faqen…
Po, për atë Zot! Dhimbjen që po ndieja tani nuk mund ta fshihja dot.
– Dhe tani po e puth!

Të gjithë mbajnë frymën. U duk vërtet sikur Gideoni po matej ta puthte Sharlotën.
– Por vetëm në faqe! – tha Sintia e lehtësuar. – Duhet të jetë kushëriri i saj… Gueni, thuaj të lutem që është i kushëriri.
– Jo, – fola unë, – nuk ka gjë.

Be the first to review “E kuqe rubini – Kerstin Gier”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.44 4.44 rating from 9 reviews

Menuja kryesore

E kuqe rubini - Kerstin Gier