E mban dot nje te fshehte? – Sophie Kinsella

800 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-341

Edhe një herë Kinsella na tregon se mund të shkruhen histori dashurie pa qenë nevoja të jenë banale, duke treguar gjithnjë e më shumë një sens të spikatur humori. Bota e femrës vjen e zbulohet nëpërmjet një pene të hollë që arrin të nxjerrë në pah atë që gratë nuk e thonë shpesh, por që e ndiejnë brenda tyre, në skutat më të thella dhe më intime të botës së tyre shpirtërore.

Ema Korigan është si çdo vajzë e kësaj bote. Ka një jetë të qetë, një punë si asistente marketingu në një kompani të rëndësishme shumëkombëshe, një të dashur simpatik. Por, si të gjitha vajzat, ëndërron një jetë ndryshe dhe ka të fshehtat e saj të vogla. Ose të paktën i kishte … derisa, në udhëtimin e parë të punës përballoi një fluturim shqetësues dhe e kapi paniku. E pushtuar nga një nervozizëm i pakontrollueshëm, Ema ia zbraz të gjitha të fshehtat – por, vërtet gjithçka – udhëtarit ngjitur. Një amerikan që dëgjon për qejf sekretet e saj më intime. Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai është… burri i avionit. Ajo i ka treguar gjithçka për veten. Do dijë ai t’ia ruajë të fshehtën? Një kryevepër e ironisë femërore. Ekzaltim i defekteve aq shumë të mohuara edhe pse të dukshme të universit femëror. Një stil i përsosur për të inkuadruar një dramë romantike dhe pasionante. Një histori e mrekullueshme ku analizohet roli i së vërtetës së gënjeshtërt në marrëdhëniet njerëzore.

Be the first to review “E mban dot nje te fshehte? – Sophie Kinsella”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.33 4.33 rating from 3 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

E mban dot nje te fshehte? - Sophie Kinsella