Enderr – Arthur Schnitzler (Klasiket boterore)

600 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-52

Nr. faqesh: 136
Perktheu: Afrim Koçi
Viti i botimit: 2015

Categories: ,

Një eksplorim surreal i përmasave intime të martesës. Kurioziteti i sinqertë i Fridolinit për seksualitetin e bashkëshortes nuk i kundërvihet dot xhelozisë dhe narcizizmit të tij të lënduar. Schnitzler – i pyet veten sesi dy njerëz të zgjuar, tërheqës dhe të ndjeshëm mund të ndajnë një shtrat, një fëmijë dhe një jetë për vite me radhë, kur dëshirat e zjarrta erotike, të drejtuara gjetkë, janë të pashmangshme.

Duket se përgjigja qëndron te gënjeshtra, në një balancë sekretesh midis dy të huajsh. Vullneti i tyre për të hetuar fantazitë e kaluara dhe të tashme të njëri – tjetrit e bën martesën e tyre të pazakontë. Nëse ky origjinalitet e afron apo jo shkatërrimin e çiftit, kjo mbetet për t’u zbuluar.

Novela Ëndërr ka frymëzuar regjisorin e njohur Stenley Kubrick për të realizuar filmin e bujshëm Eyes wide shut me aktorët Nicole Kidman dhe Tom Cruise. Një eksplorim surreal i përmasave më intime të martesës. Kurioziteti i sinqertë i Fridolinit për seksualitetin e bashkëshortes nuk i kundërvihet dot xhelozisë dhe narcizizmit të tij të plagosur.

VLERESIME:

“Romani “Ëndërr” i Arthur Schnitzler – it është teoria e Frojdit e shndërruar në mish e kocka. Ajo tregon se kur seksi, ëndrrat dhe turpi mblidhen së bashku mund të zbulohen shumë e shumë gjëra për kafshën njeri.”
-The Guardian

“Përditshmëria në të cilën gjejnë strehë personazhet e Schnitzler – it shpërfaqet si një lustër që mbulon problemet e pazgjidhura dhe shqetësuese që ngjyrosin këtë portret të shpirtit binjak.”
-Publishers Weekly

“Rrëfimet e tij më të mira u shkruan në vitet ’20, duke përfshirë këtu edhe “Ëndërr”, konfliktin shpirtëror bashkëkohor që frymëzoi filmin “Eyes wide shut”.”
-The New Yorker

Be the first to review “Enderr – Arthur Schnitzler (Klasiket boterore)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.50 4.50 rating from 10 reviews

Menuja kryesore

Enderr - Arthur Schnitzler (Klasiket boterore)