Fate dhe shtrengata – Lauren Groff

1,400 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-392

Me një stil të shkruari tejet të thellë dhe të shkëlqyer, Lauren Groff ka arritur t’i japë mjeshtëri rrëfimtare asaj që mund të lexohet si një pjesë teatrore, si një tragjedi e vënë në jetë nga dy personazheve të shkëlqyer; sepse çdo histori ka dy anë, ndërsa çelësi i një martese nuk është e vërteta, por sekreti.

Për disa, jeta është një ëndërr. Lotoja dhe Matilda – djali i artë dhe princesha prej akulli – njihen pas mbarimit të universitetit dhe martohen menjëherë. Të rinj, të bukur dhe marrëzisht të dashuruar, nisen drejt fatit të tyre të lumtur.

Lotoja, pa shumë dhimbje, rrëfen ambicien e tij për t’u shndërruar nga aktor në një personazh të njohur në fushën e dramaturgjisë, ndërsa Matilda dëshmon se është gruaja e përsosur, muza e heshtur; ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, kurse ajo zgjedh prapaskenat; ai është i sigurt dhe i hapur me njerëzit dhe të ardhmen, ajo rri në hije dhe është e padukshme.

Ajo çka të gjithë shohin ose besojnë se shohin nga jashtë, janë njëzet e katër vjet martesë të një çifti të përsosur.

Por mjafton vetëm të ndryshojë këndvështrimi dhe maska bie. Fati tronditet pa mëshirë dhe Matilda kthehet në shtrëngatën që shkarkon një ngarkesë të tërë të panjohurash.

————————-

Koment nga përkthyesja Anja Cura

E nxitur nga rekomandimi që kishte bërë për këtë libër një njeri që duket se ka lexuar jo pak – Barack Obama – përpara se ta përktheja, e lexova vetë me një frymë. Tema që trajtohet në libër – historia e një martese – mund të duket mjaft e thjeshtë dhe e zakonshme. Por ajo që të paktën mua m’u duk e pazakontë është mënyra që ka zgjedhur autorja për rrëfimin e historisë: një pjesë e parë e treguar nga protagonisti mashkull, Lotoja, ndërsa pjesa e dytë nga personazhi femëror, Matilda. Ky rrëfim i ndarë, ku të njëjtat fakte tregohen ndryshe në varësi të këndvështrimit të personazheve, është përdorur me shumë sukses nga autorja për të nënvizuar mënyrën sesi e njëjta histori përjetohet ndryshe nga dy protagonistët.

Një zë i tretë, jashtë historisë, tregon, së pari se kush është Lotoja, bashkëshorti, i ngjashëm me Apolonin grek: i pashëm, i pasur dhe i dëshiruar nga të gjithë, femra e meshkuj, i mbështjellë me një aureolë hijeshie që duket se i lejon të bëjë gjithçka, madje edhe të falet më pas. Këtij djali të privilegjuar i është thënë dhe i është lënë të besojë se ai mund të arrijë gjithçka në jetë; mjafton vetëm ta dëshirojë diçka dhe ajo do të bëhet e njëmendtë. Ndaj dhe ai rritet duke zhvilluar brenda vetes një egoizëm natyror, derisa në skenë shfaqet gjysma tjetër e rrëfimit ose engjëlli që ra në tokë enkas për të: Matilda. Takimi mes të dyve është përshkruar me një aftësi të rrallë nga autorja Lauren Groff, e cila i pikturon dritat dhe emocionet e fytyrave të protagonistëve me një gjallëri mbresëlënëse. Historia e martesës së tyre vazhdon me përvojat profesionale të Lotos, me zhgënjimet dhe sukseset e tij, me mendimet dhe fantazitë e tij të shfrenuara, të filtruara gjithsesi nga vështrimi i kufizuar i perspektivës së tij si burrë, si gjysma e çiftit dhe ndoshta arkitekti jo i vetëm i suksesit dhe botës së tij.

Në gjysmën e dytë të rrugëtimit të librit fillon rrëfimi i Matildës dhe pikërisht këtu historia ringrihet dhe merr një ritëm të papritur, me hije të errëta dhe misterioze që zbulohen gradualisht, herë duke të lënë pa frymë e herë duke të bërë të marrësh frymë thellë. Matilda e qetë dhe engjëllore zbulohet pak nga pak dhe historia e gjinisë femërore e pushton tashmë skenën duke e kthyer këtë libër në një vepër unike të letërsisë rrëfimtare të viteve të fundit.

Ky libër është historia e një martese, e ulje-ngritjeve të saj dhe sakrificave të ndryshme të çiftit, i enigmave që qëndrojnë prapa suksesit dhe dëshirës së pashtershme për të bashkëjetuar në sintezë ekstreme. Është rrëfimi i një marrëdhënieje njerëzore ku njerëzit përpiqen ta jetojnë plotësisht jetën e tyre, por që asnjëherë nuk është e lehtë. Ky është një libër që e ekspozon jetën pa e identifikuar domosdoshmërisht me personazhet e tij, që kërkon një hapje mendore ndaj ndjenjave të secilit prej nesh, të cilat shpesh janë të kundërta apo të pazakonta. Ai është një zhytje në jetën e një çift modern, një histori dashurie që na tregon se sa pak e njohim ne gjysmën tjetër dhe se jo gjithmonë është e mundur t’i njohim plotësisht njerëzit tanë më të afërt.

Be the first to review “Fate dhe shtrengata – Lauren Groff”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.33 4.33 rating from 3 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Fate dhe shtrengata - Lauren Groff