Harku i triumfit – Erich Maria Remarque

900 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-340

Categories: , ,

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin. Komente mbi librin “Harku i Triumfit është libri më i bukur dhe më i plotë i shkrimtarit, qendra e gjithë veprës së tij.” Ismail Kadare

Është viti 1939. Pavarësisht një ligji që e ndalon të kryejë operacione kirurgjikale, Ravic – një mjek gjerman dhe refugjat që jeton në Paris – ka kryer prej dy vjetësh, disa ndërhyrje të njerëzve më elitarë të qytetit, nën emrin e dy mjekëve të paaftë francezë. I ndaluar për t’u kthyer në vendin e tij dhe duke iu shmangur rrezikut të përditshëm të burgut dhe deportimit, Ravic ia del të mbahet fort – gjatë gjithë kohës, duke kërkuar për Nazit që e torturuan në Gjermani. Edhe pse ai u dorëzua për të gjetur dashurinë, jeta ka mënyra të habitshme për tu kthyer drejt romantizmit, madje edhe në periudhat më të këqija. Parisi i shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark në romanin e tij Harku i Triumfit është një nga më dramatikët në letërsi. Në një rajon tepër të njohur për të gjithë të huajt që vijnë në këtë qytet, në zonën rreth sheshit Etual, fillimi i avenysë Vagram, fillimi i Shans Elizesë, restoranti i njohur Fuke, avënyja Zhorzh V, ura e Almës në një zonë pra të ngushtë rreth Harkut të Triumfit, vërtiten personazhet e kësaj historie të rëndë e të pikëllueshme. … Një bubullimë shurdhuese u rrokullis befas përmbi qytet. Pika shiu filluan të përplasen pas gjetheve të luleve. Vuri re se si rruga zuri të pikëlohej në argjend të zi. Shiu erdhi duke u shtuar. Pikat e rënda e goditën në fytyrë. Dhe përnjëherësh ai s’po merrte vesh në ishte qesharak apo i mjerë, në vuante apo nuk vuante, dinte vetëm qe po jetonte. Po jetonte! Ai ekzistonte e jeta e kishte pushtuar sërish, po e shkundte e, ai nuk ishte më spektator, nuk qëndronte më jashtë saj; shkëlqimi i fortë i ndjenjës se pakontrollueshme vërshonte përsëri nëpër damarët e tij, si zjarri nëpër oxhakë furnaltash; dhe nuk kishte pothuaj pikë rëndësie në ishte i lumtur apo fatkeq; ai jetonte dhe e ndjente fort që po jetonte dhe kjo ishte mjaft! Vazhdonte të rrinte nën shiun që vërshonte mbi të porsi një breshëri qiellore mitralozësh. Rrinte atje, ishte shi e shtrëngatë e ujë, e tokë njëherësh; rrufetë e horizonteve kryqëzoheshin brenda tij; ai ishte edhe krijesë, edhe element i natyrës; asgjë s’kishte më emër dhe kështu të gjitha dukeshin si të vetmuara e si të braktisura, të gjitha ishin njëlloj, edhe dashuria, edhe uji që derdhej tatëpjetë, edhe ato ndriçimet e zbehta mbi çatitë, edhe toka që dukej sikur po gufohej; s’ekzistonin më kufij dhe ai vetë ishte pjesë e të gjitha këtyre.

Be the first to review “Harku i triumfit – Erich Maria Remarque”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.33 4.33 rating from 3 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Harku i triumfit - Erich Maria Remarque