Histori dashurie ne Oksford – Max Beerbohm (Klasiket Boterore)

800 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-53

Nr. faqesh: 291
Perktheu: Alina Karaulli
Viti i botimit: 2017

Categories: ,

“Një dele nuk e kthen dot në njeri, duke e ngritur mbi këmbët e pasme, por duke ngritur një tufë dhensh në atë pozicion, mund të formosh një turmë njerëzish. Sikur njeriu të mos ishte kafshë që rron në tufë, bota mund të kishte arritur ndërkaq një progres të vërtetë drejt qytetërimit. I veçuar, ai nuk është budalla. Por po e lëshuat mes të ngjashmëve të vet, ai është i humbur, bëhet thjesht një element i mosarsyes.”

Histori dashurie në Oksford ose Culika Dobson, një satirë mbi jetën universitare dhe më kulmori ndër romanet komike angleze, sëmbon përmes ironisë dhe kritikës dashamirëse një vend të kufi zuar nga dekori, një vend ku forma është gjithmonë më e rëndësishme se përmbajtja.

Një vajzë e bukur që vjen nga bota e spektaklit gjendet në Universitetin e Oksfordit, në një mjedis burrash gjë që e shndërron nga një ikon të joshëse në një mallkim. Ky libër komik rrok mjeshtrisht letërsinë e dashurisë tragjike dhe romantike, duke i gërshetuar me historinën e personazhit.

Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër me një bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilegjuar, dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fi llim në një ikonë e më pas në një mallkim për ta.

Modern Library e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze të shekullit XX. Edhe The Guardian e ka përfshirë në një listë të ngjashme.

VLERESIME:

Krejtësisht joshës… plot stil dhe mprehtësi, një fantazi e hijshme e shoqëruar me një prozë të shkëlqyer dhe stil të stërholluar. Një satirë për jetën universitare, sjelljen aristokratike dhe letërsinë e Dashurisë Tragjike dhe Romantike. Culika rrëfen historinë tekanjoze dhe thellësisht qesharake të një showgirl-i bukuroshe që përballet rrëmbyeshëm me Oksfordin.
–New York Times

Fantazi e përkryer. Nuk mund ta lëshosh nga dora falë mjeshtërisë që autori tregon në stil e, mbi të gjitha, falë aftësisë së tij për përthyerje dhe paranteza.
-New York Review of Books

Lexuesit… do të gjejnë një roman të vërtetë, i cili zotëron një ngarkesë shpërthyese të vonuar, që ndihet sot me një fuqi befasuese.
–The Guardian

FRAGMENTE

1) Ajo mendonte se kishte talent dhe i pëlqente t’i thoshin se ashtu ishte. Më së shumti, e donte punën e vet thjesht si një mjet për të rënë në sy. […] Ajo ishte një nimfë për të cilën admirimi i burrave ishte pjesa më kryesore e jetës. […] Sa më shumë që nderimi i burrave bëhej diçka e natyrshme për të, aq më thellësisht i domosdoshëm ishte ai për lumturinë e saj. Sa më shumë e fitonte atë, aq më tepër e ruante si thesar.

2) Për mua, martesa është e shenjtë. Nuk mund të martohem me një burrë për të cilin nuk kam bërë marrëzira, ashtu siç nuk mund të martohem me një burrë që bën marrëzira për mua.

3) – Uluni! Më hutuat! – tha Duka. – Shpjegohuni! – e urdhëroi.

– A nuk është pak si tepër që një burrë t’ia kërkojë këtë një gruaje?

– Nuk e di. Nuk kam përvojë me gratë. Përgjithësisht, më duket se çdo burrë ka të drejtën e një shpjegimi nga gruaja që i ka shkatërruar jetën.

4) Na mësojnë t’i shmangemi ironisë, ngase njerëzia e ka zakon ta marrë atë fjalë për fjalë. Përkundrazi, është e rrezikshme të bësh një deklaratë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë në veshët e zotave që dëgjojnë gjithçka. Po si t’ia bëjmë, pra? Dilema ka nevojë për një vëllim të tërë më vete.

Be the first to review “Histori dashurie ne Oksford – Max Beerbohm (Klasiket Boterore)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.44 4.44 rating from 9 reviews

Menuja kryesore

Histori dashurie ne Oksford - Max Beerbohm (Klasiket Boterore)