Historia e Bukurise – Umberto Eco

4,000 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-345

Categories: ,

Megjithëse shoqërohet me ilustrime nga qindra kryevepra të të gjitha kohëve, ky libër nuk përbën një histori arti. Ilustrimet, ashtu si dhe një përzgjedhje e gjerë citimesh nga Pitagora në kohët tona, shërbejnë për të rikrijuar pikëpamjet e ndryshme mbi të Bukurënm, të cilat janë shfaqur e janë bërë objekt debatesh që nga Greqia e Lashtë e deri sot. Ky libër ndriçon mënyrat e ndryshme se si është kuptuar Bukuria e natyrës, e luleve, e kafshëve, e yjeve, e përpjestimeve matematike, e dritës, e gurëve të çmuar, e veshjeve, e Zotit dhe e Djallit.

Ndonëse na kanë mbetur vetëm veprat e filozofëve, shkrimtarëve, shkencëtarëve, mistikëve ose teologëve, si dhe dëshmitë e piktorëve, përmes këtyre dokumentave mund të rikrijohen edhe mënyrat e ndryshme se si e kuptonin Bukurinë njerëzit e thjeshtë, të varfrit, endacakët e të gjitha kohëve. Dhe mund të vihet re si jo vetëm në epoka të ndryshme, por herë – herë brenda edhe të njëjtës kulturë, kuptimet e ndryshme për të Bukurën kanë hyrë në konflikt ndërmjet tyre.

Lexuesit, duke shfletuar faqet e këtij libri, do të thonë nëse përmes këtyre shfaqjeve të saj të ndryshme ideja e Bukurisë ka ruajtur disa tipare të qëndrueshme. Gjithsesi, ata do të përjetojnë çaste tërheqëse për mendjen dhe ndjenjën.

Komente mbi të bukurën

“Në të vërtetë, nuk ka bukuri më të mirëfilltë se urtësia që dallojmë dhe duam te ndokush, pavarësisht prej fytyrës së tij që mund të jetë e shëmtuar dhe, pa i kushtuar fare vëmendje paraqitjes së tij të jashtme, ne kërkojmë bukurinë e tij të brendshme.”
Plotini

“Bukuria e botës përbëhet nga gjithçka që shfaqet në pjesët e saj të veçanta, sikurse janë yjet në qiell, zogjtë në ajër, peshqit në ujë, njerëzit mbi faqe të dheut.”
Gijomi i Konshit

“Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t’ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.”
Devid Hjum

“Vdekja dhe bukuria janë dy gjëra të thella, të cilat përmbajnë aq kaltërsi e aq ngjyrë të zezë, sa duken si dy motra të frikshme, që mbartin në vetvete të njëjtën fshehtësi dhe të njëjtin mister.” Viktor Hygo “Bukuria është e vërteta, dhe e vërteta është bukuria, kjo është gjithçka që dimë dhe që duhet të dimë në këtë botë.”
Xhon Kits

“Bukuria është gjithnjë e çuditshme. Nuk dua të them se është qëllimisht, me arsye të ftohtë e tillë, pasi atëherë do të ishte një dukuri e përbindshme, që del nga shinat e jetës. Por dua të them se përmban gjithnjë diçka të çuditshme, që e bën të jetë një Bukuri e veçantë.”
Sharl Bodler

Be the first to review “Historia e Bukurise – Umberto Eco”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.33 4.33 rating from 3 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Historia e Bukurise - Umberto Eco