Historia e vajzes se humbur – Elena Ferrante

1,200 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-62

Nr. faqesh: 490
Perktheu: Agim Doksani
Viti i botimit: 2018

Historia e vajzës së humbur është vëllimi i katërt dhe i fundit i Mikeshës gjeniale, sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë.

Në fillim, pamë dy vajzat e vogla të hidhnin qëllimisht kukullat e tyre prej lecke në bodrumin e don Akil Karraçit, që mban nën kontroll gjithë të varfrit me anë të mekanizmave korruptues; të atij përbindëshi të pamëshirshëm, në portën e të cilit vendosën të trokisnin me atë shkas, duke ngjitur shkallët e duke ecur dorë për dore me njëra-tjetrën për të marrë zemër, njëra përpara, Lina, e paepur, trime, tjetra pas, frikacake e gjithnjë një hap mbrapa.

Qysh prej atij çasti, që prej asaj skene të parë – që theu digën dhe shpërtheu vrullshëm rrjedhën e rrëfimit, në qendër të të cilit mbetet ujdia e rreptë e bashkëpunimit mes protagonisteve – zë fill një lojë pasqyrash dhe shkëmbimesh, ku mezi arrijmë të deshifrojmë se cila prej të dyjave është mikesha gjeniale.

Dy vajzat tashmë janë të rritura, më pas të moshuara. Që prej viteve 50-të deri më sot kanë përjetuar ndryshime epokale, kanë arritur e kanë dëshmuar me sytë e tyre një mirëqenie të papritur, pastaj mohimin, dehjen e lirisë së hershme seksuale, dehjen politike, vitet e plumbta, terrorizmin; kupola e kamorristëve, që kontrollon gjithçka dhe përcakton rregullat e lojës, bëhet gjithnjë e më kanosëse. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe rilindje.

Elena, shkrimtare e njohur, nënë e dy vajzave, kthehet në Napoli për ti rënë pas një dashurie rinore, që u bë sërish e pranishme në jetën e saj të re. Lina nuk është larguar kurrë nga Napoli, ku arriti të ngrinte një karrierë të mahnitshme si sipërmarrëse informatike, duke ushtruar më shumë se kurrë rolin e saj karizmatik dhe magnetik si lidere e fshehtë, por e vërtetë e lagjes.

Dy gratë, pole vërtet të kundërta të së njëjtës forcë, takohen dhe përplasen, ndikoj në mbi njëra-tjetrën, largohen e sërish gjenden, zilepsen dhe admirojnë shoshoqen. Ky vëllim i katërt dhe i fundit përmbyll një vepër letrare jashtëzakonisht pjellore dhe frymëzuese, një vepër e pranuar ndërkombëtarisht si një prej më të mirave të kohës sonë.

VLERËSIME PER SAGËN:

Kur lexoj sagën napolitane, kuptoj që nuk dua të ndaloj kurrë. Bezdisem nga çdolloj pengese (puna, të njohurit që më përshëndesin në metro) që kërcënon të më ndajë nga librat. Mbaj zi për ndarjet (edhe një vit pritje për romanin e ardhshëm, si do t’ia bëj?). Një dëshirë e pangopur më shtyn për të vazhduar.
– The New Yorker

Librat e Ferrante-s janë kthyer në njëfarë fiksimi letrar, sidomos midis grave, të cilat ndiejnë në shkrimet e saj një përkim emocional kaq të afërt me përjetimet e tyre, sa u duket sikur i kanë shkruar vetë.
– The Financial Times

Këta libra kanë gjak, vrasjesh dhe menstruacionesh, si edhe lot dhe djersë. Burrat përdorin dhunën kundër grave, dhe gratë kundër burrave. Gratë tradhtohen e tradhtojnë, vetveten dhe të tjerët. Në gjithë shkrimet e Ferrante-s ka edhe shumë seks të egër, shpesh joromantik. Do të ishte e saktë, megjithëse ndoshta thjeshtëzuese, t’i quaja këta libra feministë. Mjafton të thuash që sjellin një hulumtim dhe një intensitet të rrallë në letërsinë bashkëkohore, apo në çfarëdolloj letërsie, të eksplorimit intim, shpesh plot me detaje të dhimbshme, të përjetimit tërësor të të qenit femër, dhe në romanet napolitane, të kompleksitetit të thellë të miqësisë femërore.
– The New York Review of Books

Saga është shkruar sipas një gjuhe letrare tradicionale, por është njëkohësisht e freskët në tërësinë e saj; u jep lexuesve, jo vetëm atë që duan, por diçka më shumë, diçka që as nuk e dinin se e dëshironin kaq dëshpërimisht. Historia, e cila shpaloset në 60 vjet rrëfim, është dramatike dhe e vendosur në një botë jashtëzakonisht të gjallë. Dy vajzat jetojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndëshash dashurie dhe çrregullimesh politike; ato janë dy personazhe të paharrueshme sipas traditës së madhe të romanit të shekullit të XIX. E megjithatë është aftësia e Ferrante-s për të na paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtyre librave një fuqi të papërmbajtshme….
– The Economist

Motoja e këtyre librave mund të ishte “Asgjë nga vetja nuk mund të harrohet”: në botën e Ferrante-s, asnjë personazh nuk i shpëton dot së kaluarës së tij.
– The Guardian

Ferrante shkruan me kaq agresivitet dhe me një të atillë intuitë psikologjike trazuese rreth kompleksitetit të rrëmujshëm të miqësisë femërore, sa kur e lexon, ke ndjesinë se bota edhe mund të zhduket pa e kuptuar.
– Entertainment Weekly

Ferrante di ta përshkruajë dialogun e brendshëm të një gruaje si askush tjetër, menjë egërsi të ndershme deri në tronditje, të papërballueshme.
– Booklist

Histori arratie e qëndrese” evokon rrjedhën jetësore të një rrahjeje zemre, të gjakut që grafullon ndër dejet tona.
La Repubblica

Be the first to review “Historia e vajzes se humbur – Elena Ferrante”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.08 4.08 rating from 12 reviews

Menuja kryesore

Historia e vajzes se humbur - Elena Ferrante

1,200 L

Add to Cart