Ishulli i Dështimit – Ina Vëllçanova

700 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-377

Categories: , ,

“Ishulli i Dështimit” ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj. Secila nga gratë di vetëm historinë e vet dhe copëzat e rrëfimit: dy universe paralele, sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, duhet të përshtaten në një të vetme nga lexuesi, si në një puzzle.

Janë histori rreth grave, burrave, fëmijëve e maceve, si edhe një histori rreth ishullit të largët magjepsës, me sa duket ishulli kroat Krk në detin Adriatik, ku mund të ndodhë shkatërrimi apo dështimi i parashikuar nga yjet. Historitë janë rreth tokës e detit, yjeve e diellit, dhomave e shtëpive; por kryesisht rreth marrëdhënieve njerëzore, impulseve, frustrimeve, dëshirave e realitetit, dashurisë e tradhtive, rreth dëshirimit dhe pamundësisë për të çelur zemrën.

Romani spikat në sajë të shkrirjes së mprehtë të dy historive dhe dy personazheve femra në kërkim të identitetit të tyre, duke krijuar një simbol të ri ekzistencial. Duke depërtuar në qëndrimet e personazheve, syri vëzhgues, pena mjeshtërore e mendjehapur e autores futet thellë në rrethanat dhe mentalitetet në ndryshim e sipër në vendet e Europës Lindore të ditëve tona, duke na njohur në mënyrë mbresëlënëse me psikologjinë e kohës. Nëse dështimi i parashikuar do të prekë personazhet apo jo, këtë lexuesi e zbulon në faqen e fundit të paparashikuar të librit. Elementi befasues është që rrëfimi nuk tregon aspak historinë e një dështimi.

Be the first to review “Ishulli i Dështimit – Ina Vëllçanova”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.43 4.43 rating from 7 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Ishulli i Dështimit - Ina Vëllçanova