Jeta e gënjeshtërt e të rriturve – Elena Ferrante

1,400 L

Sold By: Serxhio

In stock

LB-440

Categories: , ,

Për të përballuar jetën dhe përditshmërinë, njerëzit gënjejnë, mbi të gjitha gënjejnë veten. Në çastet kur faji dhe turpi i kanosen ndërgjegjes, kur këto ndjenja tronditin bindjet tona më të thella për imazhin që kemi për veten, gënjeshtrat apo “përrallat e bukura” duket se na vijnë në ndihmë për të na mbrojtur nga përballja me realitetin.

Rinia e trazuar, lidhjet familjare të rreme dhe mbytëse, dashuria, e vërteta lakuriqe, tradhtia, dhe jo vetëm ajo bashkëshortore, miqësitë e sëmura, krizat e identitetit përbëjnë brumin mbi të cilin Ferrante sfidon mitin e familjes së lumtur dhe na shoqëron në këtë udhëtim të vështirë rritjeje. “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” ka të bëjë, para së gjithash, me adoleshencën — një periudhë kur mashtrimi dhe vetëmashtrimi janë në shkallën e tyre më të lartë dhe, të rritesh, do të thotë t’i nxjerrësh të palarat në shesh vetes dhe të tjerëve.

Por jo vetëm kaq. Personazhet e Elena Ferrante-s jetojnë me emocione të jashtëzakonshme, pasione përpirëse dhe, sado që bëjnë çmos të fshehin gënjeshtra të dhimbshme, jeta u nxjerr në pah të vërteta tronditëse.

“Më duket vetja e shëmtuar, e ligë, por prapë kërkoj të më falin dashuri.”

“Struktura e thellë e psikikës së personazheve është e njëjta: dashuria mbetet në qendër të jetës së këtyre vajzave më shumë se ç’duhet; dashuria ngatërrohet me seksin; dëshira, më shumë se sa i verbon personazhet, u rrëmben aftësinë e gjykimit dhe e vë këtë në shërbim të saj.” -New York Times

“Personazhet më të gjalla të Ferrante-s janë gjithnjë të hapura ndaj ndikimit reciprok. Ata ndryshojnë dhe zhvendosen pikërisht aty, në fletë, kundër vullnetit të tyre, mu përpara syve tanë.” -The National Book Review

Be the first to review “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve – Elena Ferrante”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.07 4.07 rating from 14 reviews

Menuja kryesore

Jeta e gënjeshtërt e të rriturve - Elena Ferrante

1,400 L

Add to Cart