Jeta ime jo aq e persosur – Sophie Kinsella

1,000 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-339

Kejti, 26 vjece, është një vajzë fshati që ëndërron të bëhet një londineze me L të madhe. Ajo e adhuron jetën e metropoleve të mëdha, gjithë shkëlqim, por çështja është se nuk ia mban xhepi. Si shumë njerëz të moshës së vet, ajo bën punë afatshkurtra, të keqpaguara, bashkëjeton në një hapësirë të vogël me shoqe të padurueshme, që i hanë shpirtin me gërmëre, vishet me gjëra të lira, ushqehet si zogth. Por pavarësisht nga të gjithë këto, ajo nuk dorëzohet. Dhe, për më tepër, Kejti i lë të tjerët të besojnë se jeta e saj është fantastike, duke postuar në Instagram foto rrëzë-llitëse, kur e vërteta është krejt ndryshe. Ajo do të donte të bëhej si Demetra, madje të ishte Demetra, menaxherja e saj në agjencinë e famshme të marketingut, ku ajo tani punon, një 40-vjeçare e realizuar në profesion dhe në jetë, plot magji, plot vetëbesim dhe shumë egocentrike: gruaja me jetë të përkryer. Por kur befas Kejti mbetet pa punë përsëri, fati hyn në mes dhe i trazon kartat në lojë… Jeta ime jo aq e përsosur është një komedi që luan me shumë zgjuarsi me temën e dukjes. Sa njerëz në botë përpiqen të japin një imazh të vetes që nuk përkon aspak me të vërtetën?

Be the first to review “Jeta ime jo aq e persosur – Sophie Kinsella”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.00 4.00 rating from 2 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Jeta ime jo aq e persosur - Sophie Kinsella