Jetet e parrefyera te Pipa Lise – Rebecca Miller

900 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-18

Nr. faqesh: 316
Perktheu: Anxhela Çikopano
Viti i botimit: 2012

Ç’pjesë të jetës sonë fshehim, kur duam të krijojmë një jetë të qëndrueshme e të suksesshme prej të rrituri?

Pipa Lia kishte pikërisht një jetë të tillë në moshën 50-vjeçare, kur i shoqi, më i madh se ajo, një botues në pension, vendosi se duhej të shkonin në një shtëpi të moshuarish jashtë Nju-Jork Sitit. Befas, Pipa gjendet e kapur në grackën e asaj që e kishte ndërtuar vetë në mënyrë të gënjeshtërt. Fillon të humbasë mendjen dhe ajo çka kishte ndryrë në vetvete, fillon të tronditet. Hap pas hapi, ne fillojmë të marrim vesh të vërtetën e jetës së saj në rini dhe se si kjo e çoi deri në martesë – vite rebelimi dhe mospranimi, thyerje tabush dhe sfida të fuqishme.

“Jetët e parrëfyera të Pipa Lisë” është hulumtimi për një grua të zonjën, kureshtare dhe që vështrohet në shumë pamje – një portretizim tepër inteligjent i shumë jetëve përtej një emri të vetëm.

“Brilante… Përshkrimi që i ka bërë Miller personazhit kryesor është aq i hollësishëm dhe i vizatuar me dashuri, sa është e pamundur të mos zhytesh tërësisht në të.”
– Nylon

“Miller rrëfen mrekullisht për një grua amerikane që rrëmon e rrëmon sërish në kërkim të lumturisë.”
– The Believer

“Miller është një shkrimtare e mrekullueshme. Hulumtimi brenda jetëve të parrëfyera të Pipas është njëlloj sikur të hapesh një seri matrioshkash ruse, ku çdonjëra prej tyre rrëfen një histori më vete.”
– The Observer (Londër)

Be the first to review “Jetet e parrefyera te Pipa Lise – Rebecca Miller”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.44 4.44 rating from 9 reviews

Menuja kryesore

Jetet e parrefyera te Pipa Lise - Rebecca Miller