Lavjerresi i Fukoit – Umberto Eco

1,800 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-350

Ky roman thriller është një tjetër kryevepër e letërsisë botërore që na ka lënë trashëgim Umberto Ecco. Nuk është vetëm një libër. Janë disa bashkë! Është emocionues, i saktë si një ese (Lavjerresi është edhe një ese!), i mrekullueshëm si një libër aventurash, apasionues si një reportazh historik, provokues dhe sarkastik si një pamflet (është edhe pamflet), artistik, intrigues, brilant, i kulturuar, i sofistikuar.

Ngjarjet e këtij romani zhvillohen në vitet ’60 deri më 1984, nga mjediset e një shtëpie botuese milaneze deri te ato të një muzeu parisian, ku është ekspozuar Lavjerrësi i Fukoit. Po ngjarjet ndodhin edhe në vitet 1943 deri më 1945, në një fshat midis Langeve dhe Monferratos.

Po ashtu nga viti 1344 deri më 2000, përgjatë rrugëtimit të tempullarëve e kalorësve të Trëndafil-Kryqit për pushtimin e botës. Kurse natën e 23 qershorit 1984, së pari në vendrojën e periskopit, pastaj në vendrojën e Statujës së Lirisë, në Konservatorin e Arteve dhe Zejeve në Paris, ngjarja merr jete. Zë fill natën mes 26 dhe 27 qershorit të të njëjtit vit, në të njëjtën shtëpi fshati që Jakopo Belboja, protagonisti, ka trashëguar nga xhaxhai i tij Karloja.

Me pak fjalë: tre redaktorë botues, në Milano, pasi janë shoqëruar si tepër me shkrimtarë qe botojnë “nga xhepi i tyre”, që u përkushtohen shkencave okulte, shoqërive të fshehta dhe komploteve kozmike, vendosin të bëjnë, pa e vrare mendjen shume, një Plan. Por, dikush i merr seriozisht.

Be the first to review “Lavjerresi i Fukoit – Umberto Eco”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.00 4.00 rating from 2 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Lavjerresi i Fukoit - Umberto Eco