Lehtësia e padurueshme e qenies – Milan Kundera

1,250 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-383

Categories: , ,

Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një artiste me shpirt të lirë, e jeton jetën e saj si një varg tradhtish – ndërsa i dashuri tjetër i saj, Franci, i sinqertë, besnik dhe i mirë, është duke humbur gjithçka për shkak të cilësive të tij fisnike. Pastaj një person tjetër hyn në skenë: autori. Fytyra e tij është në hije, në qendër të katërkëndëshit të dashurisë, formuar nga protagonistët e romanit: dhe këto katër elementë vazhdimisht i ndryshojnë qëndrimet ndaj tij, largohen e qasen rastësisht por dhe për shkak të ngjarjeve e persekutimeve të historisë. Per Milan Kundera romani nuk heton realitetin, porqenien. Lehtësia e padurueshme e qenies është një hulumtim me stil, i cili na çon drejt e te vetja, tek të tjerët, te jeta e dhunshme, te drama e shpresave delikate. Një arritje e madhe e njërit nga shkrimtarët më të shquar të kohës, romanca madhështore e pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve. Milan Kundera përfshin ekstreme të komedisë dhe tragjedisë, duke ndriçuartë gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore.

Be the first to review “Lehtësia e padurueshme e qenies – Milan Kundera”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.33 4.33 rating from 3 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Lehtësia e padurueshme e qenies - Milan Kundera