Maria Callas, Teper krenare, teper e brishte – Alfonso Signorini

1,000 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-36

Nr. faqesh: 328
Perktheu: Adriana Hila
Viti i botimit: 2012

Categories: ,

Pershkrimi

Më 16 shtator 1977 Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi.

Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet pas vdekjes së saj. Adhurimi për Callasin e ka bërë autorin të kërkojë me kureshtje dhe dashuri mes qindra letrave me autografe, të cilat Hyjnorja i shkruante në fillim në një kopje, para se t’ua niste miqve të saj më të afërm ose, dhe në shumë raste, vetes së saj në formën e një ditari personal.

Mbështetur në këto materiale të një rëndësie të veçantë dhe të pabotuara më parë, Signorini ka rrezikuar, duke braktisur rrugën e zakonshme për shkrimin e një biografie, ndërsa ndërton jetën e këngëtares legjendare nëpërmjet letërkëmbimeve të saj emocionuese. Dhe ia del të shkruajë një roman drithërues, ku bashkë me Callas-in marrin jetë edhe ikonat e pavdekshme, si Marilyn Monroe, Grace Kelly, Marlene Dietrich …

Suksesi i madh artistik i Maria Callas-it u shoqërua gjithmonë nga një jetë private e pafat. Një nga plagët e saj më të dhimbshme ishte raporti i vështirë me Aristotele Onassis. Një dashuri si në përralla, e stuhishme dhe e sëmurë, që shpejt u përball me ndërtuesin e paskrupullt të anijeve, me të cilin Maria pati edhe një fëmijë, që çifti e mbajti gjithmonë sekret.

Tepër krenare, tepër e brishtë tregon një histori tragjike të dashurisë dhe vdekjes, shpesh e shënuar nga prani turbulluese dhe të padukshme, që marrin jetë për herë të parë në faqet e këtij libri. Një roman pasionant, ku Callas-i herë-herë merr pamjen e heroinave të saj, atyre që, përgjatë gjithë jetës artistike, iu dha zë, shpirt dhe ndjenjë.

Reviews (0)

Be the first to review “Maria Callas, Teper krenare, teper e brishte – Alfonso Signorini”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Info

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.44 4.44 rating from 9 reviews

More Products

Shop By Departments

Shopping Cart

No products in the cart.