Marina – Carlos Ruiz Zafón

800 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-337

Barcelonë, fundi i viteve ‘70. Oskar Drai është një student i ri, që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t’u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo cep histori dhe mister.

Në njërën nga këto arratisje, djali rrëmbehet nga një muzikë që e çon deri te dritaret e një shtëpie.

Brenda, një gramafon i vjetër luan një këngë magjiplotë për piano. Nuk i reziston dot ngasjes dhe merr orën e vjetër që sheh sipër gramafonit… Por, një ditë më vonë kthehet sërish në atë shtëpi ku dhe takon Marinën dhe babanë e saj enigmatik, piktorin German.

Dhe asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Dashuria e tij e lindur për misterin, do të ndërthuret me të fshehtat e pathëna të një familjeje dhe një Barcelone gjithnjë e më të shtrenjtë: sekrete që do ta shtyjnë jo vetëm në arratinë më të gjatë të tentuar ndonjëherë nga ai kolegj i urryer, por edhe drejt fundit të pakthyeshëm të adoleshencës së tij.

Be the first to review “Marina – Carlos Ruiz Zafón”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.43 4.43 rating from 7 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore