Mbiemri i ri – Elena Ferrante

1,200 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-63

Nr. faqesh: 490
Perktheu: Agim Doksani
Viti i botimit: 2017

Mbiemri i ri është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila fillon me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm, Mikesha gjeniale. Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën është njohur e shoqëruar që në klasë të parë.

Lina Çerulo, e sapomartuar, është tashmë një grua në grackë, e tradhtuar, e poshtëruar, e njëkohësisht e paharrueshme për lexuesit, si një Bovari moderne. Lagjja e varfër dhe e ndotur ku ajo dhe Elena janë rritur bëhet një prani gjithnjë e më e dhunshme, një personazh në një sagë që drithëron me personazhet plot jetë e vërtetësi.

Libri i dytë fillon me martesën e Linës në moshën 16-vjeçare. Në disa skena të hershme e tronditëse, mësojmë se si Lina shndërrohet në Zonjën Karraçi, përmes dhunës e mashtrimit. Fillimisht, Elena mendon se statusi i bashkëshortes e kishte mbyllur në njëlloj ene të qelqtë.

Më pas, kur burgimi i saj bëhet i qartë, ajo vëren se si gratë e lagjes hiqeshin zvarrë eshkë të thata, sy e faqe zgavruara, ose më vithet e gjera, noçkat e këmbëve të buhavitura, gjokset e rënda, torbat e pazarit, vocërrakët që u vareshin pas fundeve dhe që u kërkonin ti merrnin hopa.

Ajo pyet veten se Kur zinte fill vallë ai shndërrim? Me punët e shtëpisë? Me barrën? Me dajakun? Mbiemri i ri i referohet shndërrimit të Linës në zonjën Karraçi, por jo vetëm. Siç ndodh rëndom me Ferranten, titulli i referohet edhe Elenës dhe zgjedhjeve të jetës së saj, fort të ndryshuar, larg qytetit të lindjes.

Kompromiseve që do të bëjë për të ruajtur një status të ri, aq fort të kërkuar e të ëndërruar, sakrificave shpirtërore që do ti kërkohen si flijim i ruajtjes së sekreteve e njëkohësisht edhe pamjaftueshmërisë së brendshme që do ta shtyjë gjithmonë drejt Linës, në një ekuilibër rrëqethëses rolesh e modelesh, nga të cilat duket se asnjë nga personazhet nuk mund të çlirohet.

Saga napolitane është botuar në 40 vende të botës dhe deri më sot, ka shitur rreth tre milionë kopje.

VLERËSIME PER SAGËN:

Kur lexoj sagën napolitane, kuptoj që nuk dua të ndaloj kurrë. Bezdisem nga çdolloj pengese (puna, të njohurit që më përshëndesin në metro) që kërcënon të më ndajë nga librat. Mbaj zi për ndarjet (edhe një vit pritje për romanin e ardhshëm, si do t’ia bëj?). Një dëshirë e pangopur më shtyn për të vazhduar.
– The New Yorker

Librat e Ferrante-s janë kthyer në njëfarë fiksimi letrar, sidomos midis grave, të cilat ndiejnë në shkrimet e saj një përkim emocional kaq të afërt me përjetimet e tyre, sa u duket sikur i kanë shkruar vetë.
– The Financial Times

Këta libra kanë gjak, vrasjesh dhe menstruacionesh, si edhe lot dhe djersë. Burrat përdorin dhunën kundër grave, dhe gratë kundër burrave. Gratë tradhtohen e tradhtojnë, vetveten dhe të tjerët. Në gjithë shkrimet e Ferrante-s ka edhe shumë seks të egër, shpesh joromantik. Do të ishte e saktë, megjithëse ndoshta thjeshtëzuese, t’i quaja këta libra feministë. Mjafton të thuash që sjellin një hulumtim dhe një intensitet të rrallë në letërsinë bashkëkohore, apo në çfarëdolloj letërsie, të eksplorimit intim, shpesh plot me detaje të dhimbshme, të përjetimit tërësor të të qenit femër, dhe në romanet napolitane, të kompleksitetit të thellë të miqësisë femërore.
– The New York Review of Books

Saga është shkruar sipas një gjuhe letrare tradicionale, por është njëkohësisht e freskët në tërësinë e saj; u jep lexuesve, jo vetëm atë që duan, por diçka më shumë, diçka që as nuk e dinin se e dëshironin kaq dëshpërimisht. Historia, e cila shpaloset në 60 vjet rrëfim, është dramatike dhe e vendosur në një botë jashtëzakonisht të gjallë. Dy vajzat jetojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndëshash dashurie dhe çrregullimesh politike; ato janë dy personazhe të paharrueshme sipas traditës së madhe të romanit të shekullit të XIX. E megjithatë është aftësia e Ferrante-s për të na paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtyre librave një fuqi të papërmbajtshme….
– The Economist

Motoja e këtyre librave mund të ishte “Asgjë nga vetja nuk mund të harrohet”: në botën e Ferrante-s, asnjë personazh nuk i shpëton dot së kaluarës së tij.
– The Guardian

Ferrante shkruan me kaq agresivitet dhe me një të atillë intuitë psikologjike trazuese rreth kompleksitetit të rrëmujshëm të miqësisë femërore, sa kur e lexon, ke ndjesinë se bota edhe mund të zhduket pa e kuptuar.
– Entertainment Weekly

Ferrante di ta përshkruajë dialogun e brendshëm të një gruaje si askush tjetër, menjë egërsi të ndershme deri në tronditje, të papërballueshme.
– Booklist

Histori arratie e qëndrese” evokon rrjedhën jetësore të një rrahjeje zemre, të gjakut që grafullon ndër dejet tona.
La Repubblica

Be the first to review “Mbiemri i ri – Elena Ferrante”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.50 4.50 rating from 10 reviews

Menuja kryesore

Mbiemri i ri - Elena Ferrante

1,200 L

Add to Cart