Mbinjeriu i mases – Umberto Eco

1,000 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-348

Categories: ,

“Ky libër përmbledh një seri studimesh të shkruara në raste të ndryshme, ku mbizotëron një ide e vetme fikse. Dhe kjo nuk është një ide imja, por e Gramscit…. Ideja fikse, e cila përligj edhe titullin, është kjo: “sipas meje mund të pohohet se i vetëquajturi ‘mbinjeri’ i Niçes ka si zanafillë e model doktrine jo Zarathustrën, por Kontin e Monte Kristos të A. Dymasë”.

Një arsye më shumë për ta konsideruar historinë e mbinjeriut “të masës” (ose thënë ndryshe, i prodhuar si model për një masë lexuesish, i ndërtuar në funksion të formulës së re komerciale: romani në seri) si një histori kontradiktore, në të cilën ngërthehen bashkë në një nyje problematike jo fort të lehtë për t’u zhdrivilluar çështje ideologjike, logjika e strukturave tregimtare dhe dialektika e tregut të botimeve.

Duke mburrur mbinjeriun e romanit në seri, Gramsci lëshonte dukshëm një shigjetë kundër mbinjeriut të Niçes. Në kohët e sotme, në një klimë më të shtendosur rileximi niçean, na duhet të jemi më të kujdesshëm.

Por edhe Gramsci është më i përkorë se ç’duket: ai flet për thelbin niçean të personazheve të teatrit italian të maskave që asokohe mbizotëronte dhe u thotë qartazi e me ton polemizues: mbinjeriu juaj nuk e ka origjinën te Zarathustra, por zë fill tek Edmond Dantesi.”

Be the first to review “Mbinjeriu i mases – Umberto Eco”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.38 4.38 rating from 8 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Mbinjeriu i mases - Umberto Eco