Mikesha gjeniale – Elena Ferrante

1,000 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-61

Nr. faqesh: 384
Perktheu: Albana Nexhipi
Viti i botimit: 2016

Një projekt i madhërishëm, një sagëme katër libraku rrëfehet miqësia femërore, ajo midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmijëria, në Napolin e pasluftës, e deri në ditët tona.

Vrazhdësia, ashpërsia dhe kontradiktat e personazheve dhe të rrëfimit shpalosin, si rrallëherë, atë qenie komplekse që quajmë njeri dhe të vërtetate parehatshme që e shoqërojnë atë, si për shembull: që miqësia midis grave ka të bëjë jo vetëm me dashurinë, por edhe me zilinë, xhelozinë e urrejtjen; që imagjinata jonë na përcakton pothuajse aq sa ndodhitë e vërteta; që ne e mbartim me vete dhe pashmangshmërisht origjinën tonë, kudo, deri në varr.

Një roman jashtëzakonisht aktual pasi, ndër të tjera, rrëfen jetëne mundimshme dhe të pashpresë të shtresave popullore në një vend të varfër, i cili kontrollohet gjithmonë e më shumë nga klanet mafioze.

Çdo aspekt i historisë tingëllon i parë, i përjetuar: dhuna në familje (midis prindërve, nga prindërit te fëmijët), zhvlerësimi i gruas dhe i aftësive të saj, stërlodhja e përditshmërisë, pamundësia për të gjetur një punë me pagë dinjitoze, vështirësia për të arritur në fund të muajit, zhytja në borxhe, mpleksja e pazgjidhshme e ndjenjave me interesin, pafuqia e dashurisë pa kushte, mendjemadhësia boshee padronëve të rinj, dhuna e të sapopasuruarve mbi të varfërit, shpresat për tëvënë pasuri shpejt e pa punë dhe smira kundrejt atyre që kanë arritur të shkëputen nga llumi i origjinës.

Saga napolitane është botuar në 40 vende të botës dhe deri më sot, ka shitur rreth tre milionë kopje.

VLERËSIME PER SAGËN:

Kur lexoj sagën napolitane, kuptoj që nuk dua të ndaloj kurrë. Bezdisem nga çdolloj pengese (puna, të njohurit që më përshëndesin në metro) që kërcënon të më ndajë nga librat. Mbaj zi për ndarjet (edhe një vit pritje për romanin e ardhshëm, si do t’ia bëj?). Një dëshirë e pangopur më shtyn për të vazhduar.
– The New Yorker

Librat e Ferrante-s janë kthyer në njëfarë fiksimi letrar, sidomos midis grave, të cilat ndiejnë në shkrimet e saj një përkim emocional kaq të afërt me përjetimet e tyre, sa u duket sikur i kanë shkruar vetë.
– The Financial Times

Këta libra kanë gjak, vrasjesh dhe menstruacionesh, si edhe lot dhe djersë. Burrat përdorin dhunën kundër grave, dhe gratë kundër burrave. Gratë tradhtohen e tradhtojnë, vetveten dhe të tjerët. Në gjithë shkrimet e Ferrante-s ka edhe shumë seks të egër, shpesh joromantik. Do të ishte e saktë, megjithëse ndoshta thjeshtëzuese, t’i quaja këta libra feministë. Mjafton të thuash që sjellin një hulumtim dhe një intensitet të rrallë në letërsinë bashkëkohore, apo në çfarëdolloj letërsie, të eksplorimit intim, shpesh plot me detaje të dhimbshme, të përjetimit tërësor të të qenit femër, dhe në romanet napolitane, të kompleksitetit të thellë të miqësisë femërore.
– The New York Review of Books

Saga është shkruar sipas një gjuhe letrare tradicionale, por është njëkohësisht e freskët në tërësinë e saj; u jep lexuesve, jo vetëm atë që duan, por diçka më shumë, diçka që as nuk e dinin se e dëshironin kaq dëshpërimisht. Historia, e cila shpaloset në 60 vjet rrëfim, është dramatike dhe e vendosur në një botë jashtëzakonisht të gjallë. Dy vajzat jetojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndëshash dashurie dhe çrregullimesh politike; ato janë dy personazhe të paharrueshme sipas traditës së madhe të romanit të shekullit të XIX. E megjithatë është aftësia e Ferrante-s për të na paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtyre librave një fuqi të papërmbajtshme….
– The Economist

Motoja e këtyre librave mund të ishte “Asgjë nga vetja nuk mund të harrohet”: në botën e Ferrante-s, asnjë personazh nuk i shpëton dot së kaluarës së tij.
– The Guardian

Ferrante shkruan me kaq agresivitet dhe me një të atillë intuitë psikologjike trazuese rreth kompleksitetit të rrëmujshëm të miqësisë femërore, sa kur e lexon, ke ndjesinë se bota edhe mund të zhduket pa e kuptuar.
– Entertainment Weekly

Ferrante di ta përshkruajë dialogun e brendshëm të një gruaje si askush tjetër, menjë egërsi të ndershme deri në tronditje, të papërballueshme.
– Booklist

Histori arratie e qëndrese” evokon rrjedhën jetësore të një rrahjeje zemre, të gjakut që grafullon ndër dejet tona.
La Repubblica

Be the first to review “Mikesha gjeniale – Elena Ferrante”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.08 4.08 rating from 12 reviews

Menuja kryesore

Mikesha gjeniale - Elena Ferrante

1,000 L

Add to Cart