Mos me ler te shkoj – Kasuo Ishiguro (Fitues i cmimit Nobel 2017)

1,000 

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-68

Nr. faqesh: 366
Perktheu: Rudi Erebara
Viti i botimit: 2017

Kur ishte fëmijë, Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetoi në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe që mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Keti, prej shumë kohësh e kishte hedhur pas të shkuarën e saj idilike, por, kur dy nga miqtë e vet të Heilshamit kthehen sërish në jetën e saj, nuk i bën më ballë rikthimit të kujtesës. E kështu, ndërsa miqësia e saj me Ruthin rindizet, ndjenjat që shumë kohë më parë ushqenin pikën e dobët të zemrës së saj adoleshente, Tomin, nisin të thellohen më tej në dashuri.

Keti rikujton vitet e Heilshamit. Ajo përshkruan skena të lumtura të djemve dhe vajzave që rriten bashkë, të patrazuar – gati edhe të kënaqur – nga izolimi në të cilin ndodheshin, por ajo përshkruan mjaft mirë edhe disa skena të tjera: të hutimit dhe keqkuptimeve që fshihnin një sekret të errët pas dukjes mëkuese të Heilshamit.

Me zbardhjen e faqes së errët, miqve u duhet të përballen me të vërtetën mbi fëmijërinë dhe jetën e tyre. Rrëfenjë e një mashtrimi të thjeshtë, Mos më lër të shkoj, shpalos një thellësi të jashtëzakonshme të emocioneve dhe rezonancës mes tyre dhe zë vend mes veprave më të mira të Kazuo Ishiguros.

Be the first to review “Mos me ler te shkoj – Kasuo Ishiguro (Fitues i cmimit Nobel 2017)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.33 4.33 rating from 3 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Mos me ler te shkoj - Kasuo Ishiguro (Fitues i cmimit Nobel 2017)