Motra e perlave. Historia e Sisit – Lucinda Riley

1,400 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-333

Me këtë libër të katërt emocionues të sagës bestseller Shtatë motrat, Lucinda Riley na jep një histori plot intriga e pasion, me kthesa dhe personazhe të paharrueshme.

Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithçka: marrëdhënien e veçantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj.

E arratisur nga një jetë, pjesë e së cilës nuk ndihet më, niset drejt Australisë, në gjurmët që i ati i ka lënë para se të vdiste: një fotografi bardhezi dhe emrin e një gruaje të panjohur. Por ai që duhet të ishte një qëndrim i shkurtër në Bangkok, vetëm për një javë, shndërrohet në etapën e parë të një udhëtimi emocionues dhe aventuror.

Në plazhet e mrekullueshme të Krabit, Sisi takon Ejsin, një i ri joshës, vetmitar dhe gjithaq misterioz. Mes një kredhjeje në ujërat e kristalta dhe një darke romantike, Ejsi e ndihmon të zbulojë historinë e paraardhëses së saj, Kiti MekBrajdit, një grua e fortë dhe e guximshme, që kishte emigruar në Australi në fillim të shekullit XX: në gjurmën fatale të një perle shumë të rrallë ngjyrë rozë, Kiti gjendet e ndarë mes dashurisë së dy vëllezërve rivalë dhe në qendër të intrigave të një familjeje që zotëron një perandori të tërë…

Kur më në fund Sisi mbërrin në zhegun përvëlues të shkretëtirës australiane, frymëzimi i zgjohet befas: ndoshta ky kontinent i pamat dhe i egër është vërtet shtëpia e saj.

Be the first to review “Motra e perlave. Historia e Sisit – Lucinda Riley”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.33 4.33 rating from 3 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Motra e perlave. Historia e Sisit - Lucinda Riley