Mysafirë me pagesë – Sarah Waters

1,250 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-379

Categories: ,

Një roman i jashtëzakonshëm, mjeshtëror, i narrativës së shkëlqyer, sensualitetit dhe dramacitetit psikologjik, shkruar nga aurorja e bestsellerëve ndërkombëtarë, Sarah Waters. Eshtë viti 1922 dhe Londra është e tensionuar.

Ish-ushtarakët janë të zhgënjyer, të papunët dhe të uriturit kërkojnë ndryshim. Në jug të Londrës, në një shtëpi të madhe të heshtur, tani pa vëllezër, pa bashkëshort e madje pa shërbëtorë, jeta do të ndryshojë, pasi zonja Rej dhe e bija, Frensisi, për të mbijetuar, do të detyrohen të japin një pjesë të shtëpisë, befas shumë e madhe për dy vetë, për qiramarrës ose, si quhen për të përdorur një term “politikisht të saktë”, mysafirë me pagesë.

Me ardhjen e Lilien dhe Leonard Barberit, një çift bashkëshortësh të rinj, rutina e shtëpisë dhe jeta e banorëve të saj do të tronditen paprirur. Dhe ndërsa pasionet rriten dhe zhgënjimet bëhen mal, askush nuk mund të parashikojë se sa larg dhe sa shkatërruese do të bëhen ngjarjer.

Me mjeshtërinë e rrëfimit, që e bëri kaq të dashur e të vlerësuar për lexuesin e kritikën, Sarah Waters sjell një histori tërheqëse për pasionin dashuror, dëshirat e parrëfyera dhe pasojar e tyre tronditëse. Një roman i mprehtë, që në atmosferën e një epoke historike përshkruan personazhe që mbeten në zemrën dhe kujtesën e lexuesit, kaq të gjalla, kaq të mirëfillta në ethen e tyre dramarike për lumturi, në këtë kryevepër të tensionit psikologjik dhe thellësisë emocionale. “Roman i madh, madhështor. Ja kështu shkruhet!” -Stephen King “Gërshetim mjeshtëror i romanit të krimit, jetës shtëpiake dhe pasionit romantik…” -Los Angeles Times

Be the first to review “Mysafirë me pagesë – Sarah Waters”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.38 4.38 rating from 8 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Mysafirë me pagesë - Sarah Waters