Nelson Mandela Portret në foto e fjalë – Nelson Mandela

800 L

Sold By: Serxhio

In stock

LB-314

Categories: ,

Një album i përzgjedhur me foto, citime nga ditari personal i Nelson Mandela-s dhe opinione të personaliteteve të larta ndërkombëtare, tashmë në të gjitha libraritë! Ky portret me foto dhe fjalë na shpalos jetën dhe kurajën e pamasë të një individi të jashtëzakonshëm, jeta e të cilit ka aftësinë të na frymëzojë, të na prekë e të na motivojë.

Me një format tërheqës dhe të thjeshtë, ky libër ka për qëllim të na prezantojë Nelson Mandelën, nëpërmjet fjalëve të tij të mençura, imazheve goditëse të jetës dhe sendeve të tij personale, si edhe opinioneve të shumë të tjerëve, të marra nga burime të palexuara më parë. I nderuar nga gjithë bota për guximin e jashtëzakonshëm dhe forcën e tij morale, Nelson Mandela konsiderohet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit.

Jeta e tij ndikoi më shumë se çdokush tjetër në fitoren e idealeve të lirisë, të barazisë dhe të demokracisë në mbarë botën. Jeta e Nelson Mandela-s është historia e njeriut që i bëri ballë cinizmit dhe dëshpërimit që aq shpesh mundojnë botën. Nga një i burgosur u bë njeri i lirë; nga një figurë luftëtare u bë një zë i apasionuar për pajtimin; nga udhëheqësi i një partie u bë presidenti i një vendi të tërë dhe i hapi rrugën demokracisë dhe zhvillimit.

Ai ka bërë aq shumë për të ndryshuar vendin e tij, edhe botën, sa është e vështirë ta përfytyrosh historinë e këtyre dekadave të fundit pa të. – Barack Obama Sa herë që Mandela hyn në dhomë, ne të gjithë ndihemi pak më të mëdhenj, duam të ngrihemi në këmbë, ta duartrokasim, sepse duam të jemi pikërisht si ai, në ditën tonë më të mirë. – Bill Clinton

Be the first to review “Nelson Mandela Portret në foto e fjalë – Nelson Mandela”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.08 4.08 rating from 12 reviews

Menuja kryesore

Nelson Mandela Portret në foto e fjalë - Nelson Mandela