Neser ne beteje mendo per mua – Javier Marias

1,200 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-20

Nr. faqesh: 384
Perktheu: Shpëtim Doda
Viti i botimit: 2016

Ajo quhet Marta Tellez dhe është personazhi që hap librin dhe të rrëmben frymën deri në fund të tij. Siç thotë edhe vetë Marias, ka qenë një nga qëllimet e tij të na bëjë të përjetojmë ndjenja që i kemi pasur brenda nesh, po as e kemi ditur se ekzistojnë.

Marta Tellez shfaqet në shtëpinë e saj bashkë me një burrë, të cilin duket se sapo e ka njohur. Është me të pra, në një shtëpi ku ajo jeton normalisht me një tjetër burrë, me të cilin është martuar dhe ka edhe një fëmijë, të cilin po e vë në gjumë para se të bëhet gati për të konsumuar një akt seksual, me një burrë të cilin sapo e ka njohur.

Por Marta Tellez nuk arrin, befas përpihet nga një agoni e tmerrshme që pabesueshmërisht është ajo e vdekjes. Marta Tellez po vdes befas në krahët e një njeriu që nuk di asgjë për të. Ajo çka vjen më pas është pikërisht hulumtimi i kësaj figure, i një gruaje që ka pasur një familje, një burrë të cilin po e tradhton para vdekjes, një fëmijë të vogël që do të jetojë pa të. Dhe klithma e saj e fundit është pikërisht fëmija e saj: “Oh vogëlushi im!!!” Shumë tipike për një grua, të mendojë para së gjithash për pjellën e vet.

Më pas rrjedha e romanit, edhe pse Marta Tellez nuk është më fizikisht, përqendrohet në figurën e saj. Janë njerëzit e saj më të afërt që do të përshkruajnë Martën, figura e një femre të palumtur që përpiqet të gjejë ca grimca lumturie në tradhtitë e saj, jo të rralla. E në këtë kompleks ndjenjash, Javier Marias ia del të përshkruajë aq imtësisht martesën, kurthin e saj të ëmbël, hakmarrjen, ndjenjat e fajit, brengën e mbyllur, duke na bërë në fund që Marta Tellez të mos e fajësojmë, ta kuptojmë deri në lëkurë si për të përligjur kësisoj vetë verdiktin që Javier Marias e ka dhënë në fillim të librit. “Në fund do të përjetoni ndjesitë që i keni pasur, por s’e keni ditur që i keni pasur brenda vetes.
Nga Arlinda DUDAJ

“Te “Nesër në betejë mendo për mua”, Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James… Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër.”
– The London Review of Books

“Stilist, i ftohtë e mendjemprehtë… Marías-i është një talent befasues…”
– The New York Times

“Javier Marías është një nga shkrimtarët që meriton çmimin Nobel.”
– Orhan Pamuk

“Marías e përdor gjuhën njëlloj siç e përdor një kirurg bisturinë për të prerë shtresimet e mishit, me qëllim që të nxjerrë në dritë të fshehtat më të thella të atij që është specia më e çuditshme: njeriut.”
– Winfried G. Sebald

Be the first to review “Neser ne beteje mendo per mua – Javier Marias”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.44 4.44 rating from 9 reviews

Menuja kryesore

Neser ne beteje mendo per mua - Javier Marias

1,200 L

Add to Cart