Nje deshire e madhe per te jetuar – Fabio Volo

1,000 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-394

“Të zgjohesh një mëngjes dhe të mos dish nëse e do ende gruan që ke pranë, gruan me të cilën ke ndërtuar një familje, një jetë. Nuk qe ndonjë ngjarje, ndonjë situatë, ndonjë tradhti që ju largoi. Ndodhi pa shpërthim, në heshtje, ngadalë, me hapa të vegjël dhe të paparashikueshëm. Një ditë, duke parë drejt njëri- tjetrit, u gjendët në anët e kundërta të dhomës. Dhe qe e vështirë edhe ta besonit.”
Ajo e Markos dhe Anës dukej si një dashuri që ishte në gjendje t’i mbante premtimet. Por tanimë Markos nuk i kujtohet se cila qe mbrëmja e parë kur nuk e ndezën muzikën, kur nuk e hapën shishen e verës. Mbrëmjen e parë kur, nga lodhja, nuk e përkëdheli. Kur bashkëpunimi u shndërrua në garë. Ndoshta dashuria, ashtu si flakët, ka nevojë për oksigjen dhe se, nën një kambanë, ajo shuhet. Ndoshta, thjesht, është gjithçka shumë e ndërlikuar.
Libri i ri i Fabio Volo-s rrëfen për krizën e një çifti dhe udhëtimin e tyre, fizik dhe të brendshëm, për ta përballuar. Një roman i sinqertë, i drejtpërdrejtë, që di të fotografojë zigzaget dhe kontradiktat e vogla të marrëdhënieve tona. Një histori ku mund ta gjesh veten sërish, të emocionohesh dhe të kuptosh nëse ekziston, në njëfarë çasti, një mënyrë e re për të ndenjur.
Kishim gjithçka për të qenë të lumtur, por nuk arrinim të ishim të tillë.

Libra të tjerë nga Fabio Volo:
Edhe një ditë më shumë
Një vend në botë
Koha që do të doja
Rruga për në shtëpi
Regëtimat e dritës së mëngjesit
E gjitha jetë
Përtej kufijve

Be the first to review “Nje deshire e madhe per te jetuar – Fabio Volo”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.38 4.38 rating from 8 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Nje deshire e madhe per te jetuar - Fabio Volo