Pandershmeria – Dan Ariely

800 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-3

Nr. faqesh: 243
Viti i botimit: 2013
Perktheu: Dorjana Daka

Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme.

Nëpërmjet kërkimeve dhe eksperimenteve origjinale, autori zbulon cilat janë arsyet e vërteta të këtyre sjelljeve irracionale dhe tërësisht njerëzore.

Shumica e njerëzve e konsideron veten të ndershëm, por në fakt, ne të gjithë mashtrojmë. Askush nuk ka imunitet dhe, në shumicën e rasteve, sjelljet e pandershme nuk bazohen në llogaritje përfitimesh, por në shtysa irracionale, për të cilat zakonisht jemi të pandërgjegjshëm.

Pandershmëria ndikon në botën tonë personale, profesionale dhe politike, edhe kur kemi opinionin më të lartë për veten tonë. Megjithatë, jo gjithçka është e humbur. Autori identifikon edhe çfarë na bën të jemi të ndershëm, duke treguar kështu rrugën drejt një etike më të pranishme në jetët tona të përditshme. I bazuar në fakte dhe kërkime shkencore, ky libër do të ndryshojë mënyrën se si perceptojmë veten dhe veprimet tona dhe të tjerët.

Be the first to review “Pandershmeria – Dan Ariely”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.44 4.44 rating from 9 reviews

Menuja kryesore