Pasione – Nicolas Sarkozy

1,200 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-393

Categories: ,

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy publikon librin me kujtime ku flet për jetën e tij si president i Francës, debatin për rikthimin në politikë, raprotet me të djathtën franceze dhe marrëdhëniet me bashkëshorten e tij Carla Bruni. Në këtë autobiografi Sarkozy hedh gjëmba edhe mbi ish-bashkëpunëtorët e tij, si ish-kryeministrin Fillon dhe lidhjet me botën e biznesit dhe politikës franceze.

“Tërë jetën kam qenë me fat, me shumë fat, mbase edhe me tepër fat, kur mendoj ata që nuk kanë rrugë tjetër përveçse të përballen me zymtinë e një përditshmërie dëshpëruese dhe, shpeshherë, të dhimbshme. Nuk është se jeta m’i ka kursyer sprovat. Edhe unë kam pasur hisen time të dështimeve profesionale dhe personale. Madje më duket se ndonjëherë më është dashur ta paguaj shtrenjtë suksesin dhe famën. Porse asnjëherë, kurrën e kurrës, nuk e kam provuar se ç’është mërzitja.

Qëkurse mbaj mend, kam mundur të jetoj me pasion, të takohem me bashkëbisedues që shpesh nuk ua gjen dot shokun, si dhe të përballem me ngjarje, kujtimi i të cilave mund të mbetet në histori. Pasioni dhe nevoja për t’u përfshirë kanë qenë përherë të pranishme në zemrën e identitetit tim. Fundja, ndonëse nuk e di “përse“- në e kësaj prirjeje kaq të ngulitur brenda meje, të paktën kam pasur dëshirën për ta shpjeguar “sesi”- në e saj. Më është dashur shumë kohë përpara se të futem në këtë rrugëtim të një të vërtete që dua të jetë më e sinqerta e mundshme, ndonëse e di që ajo, për vetë natyrën e saj, do të jetë relative.”

Be the first to review “Pasione – Nicolas Sarkozy”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.38 4.38 rating from 8 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore