Pergjigje te shkurtra per pyetjet madhore – Stephen Hawking

1,000 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-275

Categories: , ,

Ky është libri i fundit i Stephen Hawking, – gjeniut të rrallë të kohës tonë, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar: Gjithëpërfshirës, stimulues nga ana intelektuale, i argumentuar me pasion dhe i mbushur me humorin e tij karakteristik, kjo mendje rrallë jep përgjigje për pyetje të tilla si: A ekziston zoti? • Si filloi gjithçka? • Ka forma të tjera të jetës inteligjente në univers? • Mund ta parashikojmë të ardhmen? • Çfarë ka brenda një vrime të zezë? • Është i mundur udhëtimi në kohë? • Do të mbijetojmë në tokë? • Duhet ta kolonizojmë hapësirën? • Do të na tejkalojë inteligjenca artificiale? • Si mund ta formësojmë të ardhmen?

Kozmologu me famë botërore dhe autori bestseller nr. 1 i librit Një histori e shkurtër e kohës, na jep mendimet e tij të fundit mbi pyetjet më të mëdha për universin, në këtë vepër të shkëlqyer të publikuar pas vdekjes së tij.

Si u krijua universi? A do të mbijetojë njerëzimi në planetin tokë? A ekziston jetë inteligjente përtej sistemit tonë diellor? A mund të na e kalojë ndonjëherë në zgjuarsi inteligjenca artificiale?

Përgjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Stephen Hawking e zgjeroi kuptimin tonë për universin dhe zbuloi disa nga misteret më të mëdha të tij. Por edhe pse puna e tij teorike mbi vrimat e zeza, kohën imagjinare dhe universet e shumëfishtë ia çoi mendjen në pikat më të largëta të hapësirës, Hawking besonte se shkenca luan një rol themelor në ndreqjen e problemeve këtu në tokë.

Dhe tani, ndërsa përballemi me ndryshime shkatërrimtare – përfshi ndryshimin e klimës, kërcënimin e luftës bërthamore dhe zhvillimin e super-inteligjencës artificiale – Stephen Hawking e kthen vëmendjen te çështjet më urgjente për njerëzimin.

Be the first to review “Pergjigje te shkurtra per pyetjet madhore – Stephen Hawking”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.08 4.08 rating from 12 reviews

Menuja kryesore

Pergjigje te shkurtra per pyetjet madhore - Stephen Hawking

1,000 L

Add to Cart