Pylli i pigmejve – Isabel Allende

100 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-391

Categories: , ,

Pasi përshkuan pyjet e Amazonës, majat e Himalajës dhe përballuan një mijë prova, tanimë Nadia dhe Aleksandri ndodhen në zemër të Afrikës së zezë, ku do të shpëtojnë popullin e pigmejve. Ata udhëtojnë bashkë me gjyshe Kejtin, së cilës redaksia i ka caktuar detyrën për të shkruar një reportazh të rëndësishëm.

Ndërkaq, në Najrobi, Aleksi dhe Nadia takojnë një falltare që i paralajmëron për një rrezik të afërt. Kur tashmë puna është duke përfunduar, hyn në skenë vëlla Fernandoja, një misionar që po kërkon dy shokët që kanë humbur në një rajon të paarritshëm. Vëlla Fernandoja i bind Kejtin dhe të tjerët që ta shoqërojnë për në Ngoube, vendmbërritja e mundshme e dy misionarëve. Aty e kuptojnë se në pyilin tropikal afrikan, gjuetia e paligjshme e elefantit dhe e kafshëve të tjera të egra tërheq mercenarë të paskrupullt.

Të këqijtë tani janë shefat e Vëllazërisë së Leopardit: komandant Mbembeleja, magjistar Sombeja dhe mbret Kosongoja që ka skllavëruar fisin e pigmejve. Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat.
Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me ndihmën e shpirtit të mbretëreshë Nana-Asantes, do të arrijnë t’i çlirojnë nga skllavëria.

Be the first to review “Pylli i pigmejve – Isabel Allende”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.43 4.43 rating from 7 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Pylli i pigmejve - Isabel Allende