No products in the cart.
Gjithçka fillon me një tombola… Vogëlushja Cupi fiton në një festë një derrkuc të vogël, të cilin ajo, edhe pse në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, dëshiron ta mbajë patjetër si kafshë shtëpiake. Në një mënyrë krejt argëtuese, ky libër tregon çmendurinë e përditshme në një familje me tre fëmijë, me këtë kafshë shtëpiake të pazakontë, që rritet shumë shpejt. Natyrisht që për këtë nuk duhet të marrë vesh gjë qiradhënësi i shtëpisë, që edhe vetëm nga zhurmat e fëmijëve ndihet mjaft i bezdisur. Historia merr një rrjedhë të shpejtë kur Rudi nis të vrapojë shumë më shpejt nga gjithë të tjerët dhe bëhet kështu i famshëm në qytet si “derrkuci i garave”.
“Përjashta!” – klith ai dhe e nxjerr familjen bashkë me derrin në rrugë. Ata hyjnë në një shtëpi në anë të një fushe futbolli. Babai bëhet kujdestar i fushës, kurse Rudi maskotë e suksesshme deri sa një ditë arbitri i nxori kartelën e kuqe. Kjo qe një goditje e rëndë, sepse kryesia e shoqatës kërkon një dëshmi që derri nevojitet për të kryer një veprimtari artistike. Vetëm në këtë rast Rudi mund të qëndrojë tek parku sportiv …
Vendor Information
- Store Name: ShoppingTV
- Vendor: ShoppingTV
- Address:
- 4.31 rating from 13 reviews
Përshtypje
Nuk ka akoma asnjë përshtypje