Shakaja – Milan Kundera

1,000 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-385

Është e pamundur të përcaktosh se çfarë është më e bukur: finesa, komedia apo urtësia e këtij romani të mrekullueshëm. Milan Kundera është një artist, sigurisht një nga më të mirët që mund të gjenden, i cili thotë se e mira (dhe e keqja) që del nga shpirtrat e njeriut, ka shumë më tepër rëndësi se veprat e një Shteti. Dhe ai e thotë këtë me pasion, me humor të hollë dhe dashuri. Salman Rushdie

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet. Punon dy vjet në miniera, ku jeta e tij merr një drejtim krejt të ndryshëm nga çka djaloshi kishte përfytyruar për të ardhmen e vet. Kur gjithë fijet e ekzistencës së tij duken të këputura, takon Luçian, “të cilës ia kishin prerë ëndrrën në mes”. Ajo vjedh për të lule në varreza dhe i ofron një dashuri të ëmbël, enigmatike dhe të papërshkueshme. E humbet, sepse nuk di ta kuptojë. Do ta kuptojë, vite më vonë, Helena, gruaja të cilën, me ftohtësi, Ludviku do ta përdorë si mjet për hakmarrjen e tij. Shakaja, romani më i mirë i Kunderës, një radiografi e sistemit komunist në Çekosllovaki, i botuar e i ribotuar edhe në shumë vende të tjera të botës. “Historitë personale, kur ndodhin, a duhet të thonë diçka? Me gjithë skepticizmin tim, më ka ngelur pak supersticion irracional, siç është kjo bindje e çuditshme që çdo ngjarje që më ndodh duhet edhe të ketë një domethënie; që jeta na flet nëpërmjet aventurës së saj, na zbulon pak nga pak një sekret; paraqitet si një fjalëkryq që duhet zgjidhur, që historitë që ne jetojmë krijojnë njëherazi mitologjinë e jetës tonë dhe se kjo mitologji mban çelësin e të vërtetës dhe të misterit. A është një iluzion? Mundet, madje ka të ngjarë, por s’e shtyp dot këtë nevojë për të deshifruar vazhdimisht jetën time.”

Be the first to review “Shakaja – Milan Kundera”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.38 4.38 rating from 8 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore