Mosdija – Milan Kundera

800 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-384

Categories: , ,

Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë? E vërteta është se pas një mungese të tillë të gjatë “kujtimet a tyre nuk ngjasojnë; nuk përputhen më”. Ne gjithmonë besojmë se kujtimet tona përkojnë me ato të personit që kemi dashur, se ne përjetojmë të njëjtat gjëra. Por ky është vetëm një iluzion. Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.

Është historia e Irenës dhe Jozefit, personazheve kryesorë të romanit “Mosdija” të Milan Kunderës. Historia e dy të rinjve që lanë në mes një dashuri e që takohen pas dekadash në qytetin ku nisi gjithçka. Irena vuan nga nostalgjia, sepse ajo është ndjenja që shkaktohet nga dëshira e paplotësuar për t’u rikthyer. Jozefi shijon Pragën dhe takimet meRead more about Është historia e Irenës dhe Jozefit, Irenën, por e ka harruar krejtësisht se cila është ajo. Për të, Irena përfaqëson vetëm disa momente kënaqësie pa të shkuar e pa të ardhme, ndërsa për Irenën ato takime janë mundësia për diçka më shumë, për të arritur dashurinë në jetën e saj.

Jozefi e ka të vështirë të kujtojë të shkuarën e tij në vendlindje. Lexon ditarin e fëmijërisë që ia dha i vëllai, por historitë nuk i duken të tijat. Me shumë sforcim arrin të sjellë në kujtesë hijet e atyre veprimeve që shkronjat përshkruanin. “Ky është ligji i kujtesës mazokiste: sa më shumë mure të jetës shemben brenda harresës, aq më shumë njeriu heq qafe gjëra që s’i pëlqejnë duke u ndjerë më i lehtë, më i lirë… Jeta që kemi lënë pas ka zakonin e keq që del nga hija, qahet për ne, na bën gjyqe. Larg Bohemisë, Jozefi ishte çmësuar të jetonte me të kaluarën”, shkruan Kundera. Ndërsa Irena jeton çdo moment me dëshirën për të qenë edhe një herë me Jozefin. Nuk ndjen nostalgji për martesën e parë, për të dashurin suedez, për shoqet që ritakon. Por vetëm për Jozefin. Sepse nostalgjia ka një paradoks matematik: është më e fuqishme në rininë e parë, kur vëllimi i jetës që ka shkuar është i papërfillshëm.

“Mosdija” është një roman për kujtesën dhe harresën, për rikthimin dhe zbrazëtinë në shpirt në një sfond real historik dhe politik të Europës Lindore. Ndoshta është historia e vetë Kunderës, i detyruar të emigrojë në Paris në vitin 1975 nga Praga, ku rikthehet rrallë herë dhe në fshehtësi të plotë.

Be the first to review “Mosdija – Milan Kundera”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.43 4.43 rating from 7 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore