Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi – Roza Sjabitova

700 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-256

Nr. faqesh: 208
Perktheu: Sokrat Gjerasi

Një grua e shquar ka thënë: “Disa gra qahen, se nuk kanë gjetur burrin e ëndrrave të veta, e të tjera… ngaqë e kanë gjetur”. Shpesh femra mendon, se po e gjeti burrin e ëndrrave, burrin ideal (atë, që i përshtatet më tepër), atëherë edhe marrëdhëniet e tyre do të jenë harmonike. Sikur, sapo e gjen, do të nisë të ndërtojë me të marrëdhënie sipas skenarit të saj, por shpejt bindet që lumturi s’ka. Përse?

Jo shumë kohë më parë fjala “shkesë” të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, “Martesa”. Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala “shkesë” tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.

Por vetëm në fillim. Sepse për nevojën e këtij lloj shërbimi, prej kohësh dëshmon përvoja e hidhur e shumë çifteve që e përjetësojnë dashurinë e tyre me divorce të befasishme. Çfarë duhet të ketë parasysh një nuse/e fejuar në tregun martesor? Çfarë duhet duhet të bëjë për të përvetësuar profesionin e bashkëshortes? Cili është sekreti i lumturisë bashkëshortore? Për këto dhe shumë të tjera, rrëfen në këtë libër shkesa profesioniste Roza Sjabitova, moderatorja e njohur televizive ruse e programeve “Eja të martohemi” dhe “Njohje me prindërit”.

Be the first to review “Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi – Roza Sjabitova”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.08 4.08 rating from 12 reviews

Menuja kryesore

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi - Roza Sjabitova