Shoqeruesja – John Galsworthy (Klasiket Boterore)

1,000 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-56

Nr faqesh: 434
Perktheu: Anxhela Cikopano
Viti i botimit: 2017

Categories: ,

Shoqëruesja është romani i shtatë i serisë Kronikat e Forsajtëve, e cila përbëhet nga tri trilogji mbi Forsajtët dhe familjet e lidhura me ta.

Trilogjia e tretë, Kapitulli i fundmë, ndjek familjen Çerëll dhe Shoqëruesja është romani i parë i kësaj trilogjie. Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie.

Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme. Vijojnë të spikasin karakteret e femrave të forta, të mprehta e gjuhëshkathëta, por edhe stili ironik i autorit nobelist anglez, që jo rrallë të bën të vësh buzën në gaz, edhe kur nuk do. Në vitin 1932, çmimi Nobel për Letërsinë iu dha John Galsworthy-t për madhështinë e artit të tij të rrëfimit, i cili arrin formën më të dëlirë në Sagën e Forsajtëve.

Be the first to review “Shoqeruesja – John Galsworthy (Klasiket Boterore)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.50 4.50 rating from 10 reviews

Menuja kryesore

Shoqeruesja - John Galsworthy (Klasiket Boterore)

1,000 L

Add to Cart